Një 53-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar shtetasin A. B., 53 vjeç. Ish-gruaja e tij ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia gjeti të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.