Jack Grealish nuk mori pjesë në Kampionatin Europian që u zhvillua në Gjermani. Ish-tekniku tashmë i Anglisë Gareth Southgate vendosi të bëjë pa të dhe mesfushori i Manchester City ende nuk e ka tretur atë zgjedhje. Euro 2024 pastaj nuk përfundoi mirë për Southgate e kombëtaren e Tre Luanëve, si për ta bërë edhe më të rëndë lënien jashtë turneut të anësorit të Manchester City.
I GJITHË TRISHTIMI I GREALISH
Jo shumë javë pas përfundimit të Kampionatit Europian, ku Spanja triumfoi në finale ndaj Anglisë, Jack Grealish është rikthyer të flasë për përjashtimin e tij, të cilin ende nuk e ka tretur. I intervistuar nga BBC, lojtari i Manchester City shprehu edhe një herë zhgënjimin e tij, për zgjedhjen e bërë nga tekniku Gareth Southgate.
Lexo më tej: Trajneri më i mirë pas Sir Ramsey jep dorëheqjen, Southgate largohet nga Anglia: “Koha për ndryshim”
“Ishte një nga momentet më të vështira për t’u përballur në karrierën time. Ndjeja se duhej të isha pjesë e kombëtares. Ishte e vështirë sepse për Europianin flitej kudo, në TV, në rrjetet sociale, mes njerëzve dhe ishte e pamundur të mos e ndiqje. Tani do ta shfrytëzoj këtë zhgënjim për të bërë më mirë sezonin e ardhshëm dhe për të rimarrë vendin tim në kombëtare”. Grealish është ende i lënduar, por ai ka dëshirën për të shpenguar veten.