• |
ide | kryesore

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Lajme, Planet



Izraeli dhe grupi militant Hamas akuzuan njëri-tjetrin të hënën për mungesën e përparimit në arritjen e një armëpushimi dhe marrëveshjes për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës, pavarësisht ndërmjetësimit ndërkombëtar. Hamasi akuzoi Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për shtimin e kushteve dhe kërkesave të reja, për një propozim armëpushimi të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pas bisedimeve të fundit të zhvilluara nëpërmjet ndërmjetësve.

Netanyahu, megjithatë, mohoi të kishte bërë ndonjë ndryshim dhe tha se ishte realisht grupi Hamas që këmbënguli për ndryshime të shumta ndaj propozimit origjinal.

Grupi islamist palestinez i mbështetur nga Irani tha se kishte marrë përgjigjen e fundit nga Izraeli, pas bisedimeve në Romë që përfshinin Izraelin, Shtetet e Bashkuara, Egjiptin dhe Katarin.

“Është e qartë nga ajo që ndërmjetësit përcollën se Netanyahu i është rikthyer strategjisë së tij të zvarritjes, evazionit dhe shmangies së arritjes së një marrëveshjeje duke vendosur kushte dhe kërkesa të reja”, tha Hamasi në një deklaratë të hënën.

Grupi Hamas e akuzoi zotin Netanyahu për tërheqje nga një propozim i paraqitur më parë nga ndërmjetësit, i cili tha se ishte bazuar tashmë në një “letër izraelite”. Zyra e Netanyahut tha në përgjigje se ishte udhëheqja e Hamasit që po pengonte arritjen e një marrëveshjeje, duke kërkuar 29 ndryshime në propozim.

“Izraeli po i qëndron parimeve të tij sipas propozimit origjinal – një numër maksimal i pengjeve (për t’u liruar) që janë ende gjallë, kontrolli izraelit i korridorit të Filadelfit (përgjatë kufirit Gaza-Egjipt) dhe parandalimi i lëvizjes së terroristëve dhe armëve në pjesën veriore të Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratë.

Zyrtari i lartë politik i Hamasit, Izzat El-Reshiq më vonë të hënën mohoi që grupi i tij të kishte paraqitur ndonjë kushtëzim të ri, duke e akuzuar zotin Netanyahun për pengesa të qëllimshme.

“Ndërmjetësuesit janë të vetëdijshëm se Hamasi tregoi fleksibilitet dhe pozitivitet dhe hapi rrugën drejt arritjes së një marrëveshjeje, si dhe anashkaloi pengesat izraelite”, tha zoti Reshiq.

Një zyrtar tjetër i Hamasit i tha televizionit të Hamasit, Al-Aqsa se Kryeministri izraelit Netanyahu kishte ngritur kushte të reja “të pamundura” në lidhje me kthimin e palestinezëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre, se kishte refuzuar të tërhiqej nga vendkalimi i Rafahut dhe vija kufitare me Egjiptin dhe kishte refuzuar lirimin e të burgosurve palestinezë që kanë marrë dënime të zgjatura.

Uashingtoni, i cili i mbështet bisedimet, ka thënë vazhdimisht se arritja e një marrëveshjeje është e afërt. Bisedimet e fundit bëhen rreth një propozimi që Presidenti Joe Biden paraqiti në muajin maj.

Hamasi dëshiron një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Gazë, ndërsa zoti Netanyahu thotë se konflikti do të ndalet vetëm pasi Hamasi të mposhtet. Ka edhe mosmarrëveshje se si do të zbatohej një marrëveshje e mundshme.

Vendet ndërmjetësuese, Katari dhe Egjipti, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë thënë vazhdimisht se dyert për negociata të mëtejshme mbeten të hapura, ndërsa Izraeli dhe Hamasin shprehin gatishmërinë për të negociuar./VOA


1 Comment

  1. KUR NUK MENDOHET VLERSOHET ,DHE VEPROHET DHE VEPROHET UNIVERSALITETI ,PASQYRIMIT TIJE VJEN NJE MOMENT DHE SHFAQET SI DOMOSDOSHMERI DOMOSDOSHMERISHT thotë:

    TREGUESIT E ZHVILLIMEVE ,KAN TREGUES HYJNOR KRIJIMI UDHEZIMI ,PERCAKTIMI DHE HAKU QE I PELQEN APO JO GJINIS NJERZORE ,PAVARSISHT ,POZICIONIT ,FUQIS QE KAN ARRITUR NE MENYRE TE MERITUAR ,SEJCILI NGA NE NJERZIT ,PO MERR RENDIMENTIN E ANGAZHIMIT VET SI NE MENDIME FJAL VEPRA, KU ASKUSH NGA NE ,NUK MUND TA NDRYSHOJNE ASGJE TE KRIJUAR PERCAKTUAR DHE FUNKSIONALE NDRYSHE VETEM SIPAS VULLNETIT ZOTIT, DUKE QEN SE KY ESHTE KRIJIM HYJNOR FUNKSION HYJNOR RREGULL LIGJ STANDART, HYJNOR VULLNET HYJNOR, PAS SHUM TREGUESISH ZHVILLIMESH PLANESH QELLIMESH STRATEGJISH ORJENTIMESH ,NGA CDO ANE ZHVILLIMI ARRITJESH TEKNOLOGJIKE ,MUNDESIT DHE PRITSHMERIT ,JAN TREGUESIT QE LOGJIKES MBAR NJERZORE I JAPIN ZGJIM DUKE RRENUAR GENJESHTRAT ME FAKTE DHE FUQIZUAR TE VERTETEN , ,POR SHUM I TREMBEN FJALES,SE VERTETE DHE PO BEJNE LUFT FJALESH, KJO TASHME SKA VLER,U FOL APO JO PER TE VERTETEN VLER KA QE FJALA E VERTET TE VEPROHET DHE TI SHERBEHET ,SE PA I SHERBYER ,ASGJE NGA E VERTETA NEVE NUK DO NDJEJM SHIJOJM DHE AS SIGUROJM, MENDOJENI THUAJENI DHE VEPROJENI SI TE DESHIRONI , TE VERTETEN NE FJAL E KEMI NE KRIJIM FUNKSION UDHEZIM NE QENJEN TON E DUAM PER VETEN POR ZOTI NA KESHILLON TA DUAM DHE RRESPEKTOJM PER TE GJITH ,,SI BURIM QARTESIJE GJALLERIJE SIGURIJE ZGJILLJE SHPRESE SHPETIMI , LIND PYETJA E KUR DO TE ARRIJ GJINIJA NJERZORE NE KETE PIK,PERGJIGJA ESHTE KJO KA ARRITUR PERDERI SA KEMI PROBLEME PA ZGJILLJE ,SHE SHENJA SHKATRRIMI ,NE TOK,POR MUNGON MESAZHI UNIK I ASAJ QE SEJCILI NDJEN DHE DON PER VETEN TA KET PER TE GJITH SI DOMOSDOSHMERI NE CDO KUPTIM ,QE TE GJITH TE PREGATITEN PER NJE LUFTE KUNDER NJE ARMIKU TE PERBASHKET , EGON ,LUFTEN KUNDER VESEVE TE KEQIJA, PER TA TRANSFORMUAR LUFTEN NE PAQE URREJTJEN NE DASHURI DHE PROBLEMET NE ZGJILLJE,KETE PJES PAQE KUPTIMI ZHVILLIMI ARRITJE CILESIJE PERSOSMERIJE NUK MUND ,TA ARRIJN ASKUSH NE BOT NDRYSHE VETEM ,PERMES UDHEZIMIT ZOTIT ,ME TE DREJT PASI ATI I PERKET GJITHCKA,NE SJEMI TJETER VECSE NJE KRIJES E DOBET E TIJA E KRIJUAR ME QELLIM TE PERCAKTUAR ,DHE ME HAK ,TE LIR PER TE MENDUAR FOLUR DHE VEPRUAR PASI ME PARE CDO GJE NA ESHTE BERE E QARTE QE SEJCILIT ANGAZHIMI I ESHTE KRIJUAR TI FUNKSIONOJNE ,NESE SIPAS VULLNETIT ZOTIT DOBI PER VETEN E TIJE E NESE KUNDER VULLNETIT ZOTIT NDESHKIM KUNDER VETES TIJE, NE FAKT TE GJITH E DUAM VETEN TE DREJTEN HAKUN DHE ASKUSH PADREJTESIN,GJITHSESI ,ZHVILLIMET NJERZIT CDO GJALLES DO TI BEJNE DOMOSDOSHMERISHT ,TE REFLEKTOJN INSTINKTIN IMUNITARE ,MASEN PASI ESHTE TEJKALUAR, NE CDO FORM ,KURSE MUNGESA ZGJILLJEVE DO TI NXIS DREJT KUPTIMIT TE DOMOSDOSHMERIVE FUNKSIONALE ,QE I SHPIE TEK UDHEZIMI HYJNOR, NDERSA FAKTET E ZHVILLIMIT SI SHKAK STRATEGJIGJ INTERESASH DO NXJERR AKTOR DHE AUTOR PERGJEGJESIT E SAJ,,JA QE ASGJE DHE ASKUSH NUK I SHPETON TE VERTETES HAKUT SADO QE TE MUNDOHET TA FSHEH ATE, PERFUNDIM TRISHTUES PER TE PADREJTIT MIZOR QE MASHTRUN GRABITEN SHKATRRUN GJININ NJERZORE NE CDO KUPTIM ,POR I LARTESUAR ESHTE AI QE KRIJOJ DHE PERSOSI GJITHCKA SIPAS VULLNETIT TIJE PASI MESHIREN E KA ME TE MADHE SE URREJTJEN PER ROBET E TIJE,DUKE NA LENE TE GJITHEVE NJE PORTE TE HAPUR PER SHPETIM ,ATE TE MESHIRES SE TIJE,PENDIMIN RRAPORTET ME HAKUN NDAJ GJITHCKAJE , DHE NDRYSHIMIN PER MIR KJO PORT VAZHDIMISHT JU KUJTON ,ENI NE SHPETIM ,TE GJITH I KAN MUNDESIT JU E DONI VETEN ,PERSE TA SHKATRRONI ATE PA NEVOJ PER PAK GJE TE KESAJ BOTE ,NDERKOHE QE PA ASGJE ERDHEM NE TE DHE KUR TI KTHEHEMI ZOTIT TON ASGJE SDO MARRIM ME VETE MENDONI PAK,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *