Kylian Mbappe është gati të fillojë karrierën e tij në fushën e lojës, me klubin e ëndërruar prej kohësh, Real Madrid. Por sulmuesi francez gjithashtu dëshiron të përfshihet edhe në një nivel sipërmarrësi. E nga këtu ka ardhur edhe lëvizja e tij e fundit e bujshme.
MBAPPE DËSHIRON TË BLEJË CAEN
Gazeta autoritare franceze Le Parisien ka publikuar lajmin se Kylian Mbappe është gati të investojë në klubin e Caen. Skuadra aktualisht luan në Ligue 2, ekuivalenti i Kategorisë së Parë tek ne dhe lojtari i Real Madrid ka bërë një ofertë tashmë për të marrë aksionet që i përkasin Oaktree. Operacioni financiar do të bënte që Mbappe të bëhej aksionari i shumicës së klubit. Lajmi, për më tepër, është konfirmuar gjithashtu edhe nga prestigjozja L’Equipe.
Lexo më tej: FOTO/ Nga një trans, te Dani Grace Almeida 8 vjet më e madhe: Mbappé ndërron skuadër dhe të dashur
Një lëvizje befasuese që përfshin totalisht sulmuesin e ri merengues në perandorinë e futbollit me rolin e dyfishtë: lojtar dhe sipërmarrës. A do të jetë në gjendje të arrijë aq shumë suksese si president, sa arriti dhe po bën si lojtar. Pas një tavolinë gjërat nuk janë aq të thjeshta, por koha është treguesi më i mirë…
🚨🚨| JUST IN: At 25, Kylian Mbappé will become the majority shareholder of Ligue 2 club SM Caen, making him one of the 𝗬𝗢𝗨𝗡𝗚𝗘𝗦𝗧 professional football club owners in Europe. 😳🇫🇷
[@le_Parisien] pic.twitter.com/X8mg1avi6L
— CentreGoals. (@centregoals) July 29, 2024