Procedohet penalisht nga policia një 43-vjeçar. Mësohet se D.S 43 vjeç, po transportonte me furgon 7 emigrantë nga Vendet e Treta nga Korça për në Tiranë.
Gjithashtu bëhet me dije se 43-vjeçari u ofroi para policëve me qëllim që ta linin të lirë.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. S., 43 vjeç, banues në fshatin Golem, Lushnjë, pasi në aksin “Dardhë-Korçë”, duke drejtuar një automjet furgon, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e Policisë, iu ka ofruar atyre një shumë parash. Në një distancë rreth 1.5 km nga vendi i ndalimit të këtij shtetasi, u konstatuan 7 shtetas të huaj nga Vendet e Treta, të cilët dyshohet se 43-vjeçari do t’i transportonte drejt Tiranës, kundrejt pagesës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.