• |
ide | kryesore

Kronika/ Absurdi i ambasadorëve që e duan të mbyllur urën e Ibrit

Arkiva, Kryesore, Lajme
ura e ibrit kurti Hovenier



Qeverinë Kurti e kanë akuzuar shpesh se merr vendime të njëanëshme dhe pa koordinim me aleatët e saj ndërkombëtarë, ndonëse këta të fundit shpesh shkojnë deri në absurd për të ruajtur status quonë. Shembulli i fundit i kësaj përplasjeje paradoksale është debati që po zvillohet për hapjen ose jo të urës së famshme të Ibrit, asaj që ndan mes vete dy komunitetet, serbë de shqiptarë, në Mitrovicën e Veriut.

Deklaratën e fundit absurde për këtë temë e ka bërë ambasadori i SHBA, Jeffrey Hovenier, i cili tha se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë kohë. “Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë nuk e mbështesin një ndryshim të statusit të tanishëm të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, tha Hovenier pas një takimi të ambasadorëve të këtyre shteteve me Albin Kurtin.

LEXO ME TEJ:

Vendet e QUINT-it e kundërshtojnë, Kurti ngul këmbë në hapjen e urës së Ibrit

Nga ana e tij kryeministri i Kosovës që ka si qëllim shtrirjen ç’do ditë e më shumë të sovranitetit në veri të vendit, ka paraqitur një plan për kalimin e urës së Ibrit, jo vetëm nga këmbësorët, por edhe nga makinat. Qeveria në Prishtinë përpiqet ta paraqesë projektin si teknik dhe infrastrukturor, e jo si politik e enik. Ajo ka paraqitur një plan për për rivitalizimin dhe forcimin e urës simbol, për testimin e saj ndaj fatkeqësive natyrore etj.

Por kur Kurti është përplasur me këmbënguljen e ambasadorëve për të mos hedur asnjë hap në këtë drejtim, ai u detyrua të reagojë publikisht.  “Ura duhet të hapet” këmbëngul ai. Ky qëndrim u përforcua edhe nga deklarata e qeverisë së Kosovës pas takimit me ambasadorët: “Ajo është në shërbim të të gjithëve dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës të lëshuar pas takimit”.

Osmani: Serbët e Kosovës po mbahen peng nga presidenti i Serbisë

Me sa duket qëllimi i ndërkombëtarëve është të mbajnë gjithçka të ngrirë për ta përdorur si objekt negocimi në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Dhe për sa kohë përparimi i tij ka ngecur për shkak se presidenti Vuçiç e “ka dorën të lënduar”, për të firmosur angazhimet që ka marrë në marrëveshjen e Brukselit dhe hartën e saj të rrugës të vendosur në Ohër, SHBA dhe BE  po përpiqen të kufizojnë Kosovën në shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e saj. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që ato sillen në kundërshtim me parimet që mbrojnë vetë, për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave që qëndron në thelb të shoqërive liberale.

Këtë mungesë koherence e shpjegon vetëm meraku i perendimorëve për të përkëdhelur Vuçiçin në kontekstin e ri gjeopolitik të luftës në Ukrainë, për të mos e lejuar Beogradin të rëshkasë përfundimisht drejt Moskës. Dhe për këtë arsye ambasadorët e pesë shteteve rrefuzojnë të tërheqin NATO-n dhe trupat italiane të KFOR nga inspektimi i urës, me arsyetimin se ky problem i brendëshëm i Kosovës duhet të vendoset gjatë dialogut të saj me Serbinë. Madje BE e ka mbajtur edhe publikisht një qëndrim të tillë.

Paralajmërohet hapja e urës në Mitrovicë, BE: Vendimi duhet të merret në kuadër të dialogut

Ndonëse marëdhëniet e kryeministrit Kurti me aleaten e tij kryesore, presidenten Osmani nuk janë në ditët e tyre me të mira, pikërisht për shkak të raporteve që të dy kanë krijuar me ndërkombëtarët – kjo u pa edhe në injorimin që shefi i qeverisë i bëri kryetares së shtetit në ftesën që iu bë për të caktuar datën e zgjedhjeve-, kjo e fundit ka bashkuar qëndrimet me kryeministrin për problemin e urës. “Vuçiçi nuk ka pse pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë”, ka deklaruar Vjosa Osmani.

Por, më pranë qëndrimit të ndërkombëtarëve këtë herë janë serbët lokalë, që e shohin urën e nxjerrë jashtë funksionit që në vitin 1999, si një simbol të veçimit të tyre nga shteti i pavarur i Kosovës.

Partia Lista Serbe, e cila e rakordon çdo qëndrim të saj me Beogradin është deklaruar pa kompekse kundër hapjes së urës mbi Ibër. Ajo e quan nismën e kryeministrit Kurti si një “destabilizimin të mëtejshëm të situatës në terren”.

©Lapsi.al

 


20 Comments

  1. MENYRA SI FLASIN ME VEPRIMET NE TERREN ZBULOJN QELLIMET TASHME GJITHCKA LEXOHET QART,SHQIPTARET DUAN TI ZHDUKIN NGA FAQA DHET JO VETEM KAQ POR DHE ME GJER KU LUHET ASIMETRI ,ITERESI CESHTJA BEHET KONKURENC INTERESI thotë:

    TASHME DUKET QART POLITIKAT E KALUARA DHE RIKONFIRMIMI POLITIKAVE TE REJA,,ZMALLIM CIFUT NE VENDET ARABE COPTIM SHQIPTAR DHE UKRAHINAS PER TE RUAJTUR BALANC ME RUSIN DHE PERKELLELJE E KINES SHKATRRIM TE EVROPES DHE AMERIKES PASI NUK JU INTERESON ME DHE RINGRITJE CIFUTE E GJITH CFAR PO NDOLL PERSHTATET ME PAR ME KONSPIRACIONIN DHE INTERESAT E ATYRE QE SOT KONTROLLOJN BOTEN FAMILJET E MEDHA TE PASURA CIFUTE,POR A DO RALIZOHET DHE SA SE PER RAJONIN SAHAN LEPIRSIT BALLKANIK ASIMETRI PO NDJEKIN UN BINDEM QE JO DHE JO NUK DO NDOLLIN ASGJE CFAR ESHTE PROJEKTUAR NE PRAPASKEN SHKAQET JAN PA FUND ME TREGUES BINDES QE DICKA E TILLE AS IMAGJINOHET TE NDOLLE PAVARSISHT ME ME INTENSITET TE MODH PO I SHERBEJN KESAJ LOJE TASHME TE DESHTUAR KEQARDHJE PER TE GJITH QE MJERISHT PO I GENJEN MENDJA ,PA NEVOJ DREJT ZHYTJES NE FUNDIN E PANEVOJSHEM TRISHTUES, SIKUR TA NJIHNIN RALITETIN NE CDO KUPTIM SDO TI ZINTE GJUMI DERI SA TE SHKEPUTESHIN TOTALISH NGA PADREJTESIJA DHE KTHEHESHIN SIGURIS SE TYRE NE CDO KUPTIM

  2. Kurti sh mire ben qe e kerkon, po ne fund fare vendosin te medhenjte. Kurtit i mbetet te bindet ose te hyj ne aventura qe mund ta demtojne Kosoven. Por ajo qe mund te bej Kurti eshte te mos ndihmoj partin e Gruevskit te vij ne pushtet dhe pastaj te ndodhin ato qe ndodhen me presidenten e Kosoves.

  3. Absurditet logjik i nderkombetareve per te mos lejuar fuksionalitetin e nje ure. Pse ura do i ashpersoj mardhenjet Shqiptaro – Serbe? Qesharake!

    1. Cdo dite po behet me e qarte.ATA THONE: UNE JAM MAKIAVELI Do te behet c’duan ATA., ne te kundert do te fillojne konflikte aty, ketu ,atje.Le te presim…Te kaloj edhe Gushti…?!

      1. o kari, makiaveli eshte albini, po me siguri dhe kete problem te radhes qe sajoi do e zgjidhi kur te FLASI ME RADOJCICIN NE TELEFON… SIC FOLEN PARA CA KOHE KUR DOLEN AUDIOT
        KUPTOVE
        hajdar

  4. Ka akoma njerez qe bespoke ne drejtesine e nderkombetarevet. Drejtesia ka qene eshte dhe do te mbetet ne anen e te forteve

    1. mos prit nga shqipot e Shqiperis zyrtare se kan marr rrugen e qoftelargut t gjith sa jan brenda kufirit.
      Ambasadoret e perendimit gati jan ta bejn kurban KOSOVEN e nuk jua ndjen per nji ure qe spo i vihet ne perdorim Kosoves.
      Kurti = Kosova e plote territoriale me pavarsi funksionale!!
      rroft albin kurti

      1. Ik ere kar, mos fol qesim me parrulla. E pastaj kush do ta mbroje uren, ti apo kurti. Kosovaret nepunes kane muaj pa rroga, nderkohe ti flet per nacionalizma. Ja i vune dinamit, do pergjigjesh ti apo kurti per shkaterrimet, imazhin apo viktimat..

    2. VERTET DREJTESIJA GJITHMON KA QEN NE ANEN E TE FORTEVE PERPIQET TE JET ,POR KJO NUK QUHET DREJTESI POR PADREJTESI KORRUPSION I ORGANIZUAR NDERKOMBETAR KUNDER NESH DHE KY KORRUPSION REFUZOHET thotë:

      DERI TANI BOTA PRA KETO ARTISTET E FORT SUNDUN BOTEN ME DY STANDARTE, KRIMINALIZUN DHE ME LIGJE NDALOJN DHE LUFTOJN KRIMIN TANI DUAN TJU BEJN PRESION TI NENSHTROJN PERMES PRESIONIT, ,JU THEMI TANI QE GJITHCKA BEHET E LEXUESHME DREJTESIN FILLOJENI NGA VETJA DREJTESIJA KUR DREJTESIJA NUK ZBATOHET BARABAR NUK SHIKOHET NE KONTEKSIN HISTORIK TE SHKAQEVE DHE VIHEN GJERAT NE VEND SMETET TJETER TJU THEMI VECSE JEMI TE ZHGENJYER DHE NE DO SHOHIM NE KONKURENCEN E ZHVILLIMIT PARTNER QE I SHERBEJN INTERESIT TON,KJO ESHTE E DREJTA JON ,

  5. “Zihen si qen me njëri-tjetrin”, Murrizi shpërthen ndaj Metës dhe Berishës: Dashnorët e mëdhenj të djegieve të mandateve…

    1. Enver Hoxha thoshte me forcat tona dhe e blindoi Shqiperine kurse Pipulli ka nje Fjale te Urte qe Uji fle dhe Hasmi nuk fle. Populli Shqiptar i Sotshem e harroi qe vetem.nga gryka e pushjes vjen Liria dhe ju.besoi Armiqve Shekullor dhe tani ma shkaterruan

      1. e ka fjalen per Albin Kurtin?
        Kush e sulmon UCK-ne pervec Serbise? Albin Kurti !!!!!
        Kush eshte ai qe kur ka pavaresine kosova dhe mban fjalin ne kuvend se permend nje here te vetme fjalen UCK??? Albin Kurti !!!!!
        Kujt i doli audio e Mimoza kusari lila, zares se Albin Kurtit duke fol me KRIMINELIN RADOJCIC ku i thote per problemin qe kemi fol mos u shqeteso sepse DO TA SHOFESH NESER CA DO I BEJME VETERANEVE TE UCK NE PARLAMENT>????? Albin Kurti !!!!
        Kush i hoqi me ligj pensionet per veteranet e UCK?? Albin Kurti !!!!
        Pasi te pish mire ilacet ftillohu pak nga trute dhe do qartesohesh se kush e ka harru gryken e pushkes !!!
        e ka harru bythqimi marksist albi kurti qe jepte intervista per mediat serbe nderkohe qe ishte ne burg dhe UCK luftohte nga krahu tjeter

        qarte !!!!!

        1. @ 06/08/2024 te 15:55, je shkije e vucic dhe rame serbit.
          Mos meno se s’njihesh.
          Pusht!!!

          Albin Kurti -all the way!

  6. Hegla Susanna, Hildegard Traudel, Helmut Christian, Holdine Kathrin, Hedwig Johnna, Heidrun Elisabeth. Figli di Dio
    “T’i ho chiamato per nome, tu sei mio,” ci dice il signore nella Bibbia ( Isaia 43:1)
    Epilogo paggina 249 J. W. Anderson
    L’autrice di La, dove camminano gli angeli.
    L’a dove avengono I miracoli.

  7. Perendimi me ne krye Ameriken e ndihmuan ate vend me ZERO dollare…Shqiptarve i “rruhet” pse dipllomacia amerikane ne vitet 1991-1992 na pruri Monstren Berishe dhe sot po tallen me Non Grata Gallata…edhe pse ka kryer tradheti kombetare dhe krime makabre para te cileve Maduro eshte engjell para Usali Serbiberishes te Lugut te Zi te Tropojes

  8. Në shesh shpërthyen duartrokitjet me thirrjet “Qirje Muli, palikari”.

    Muli u hutua në një moment dhe kthehet nga Gjikuria.

    -Ça po thonë?

    -Gjëra të mira, i tha Gjikuria.

    -Më falni, më falni, tha Muli.

    Nuk kemi ardh për punë qejfi këtu, jemi njerëz seriozë, kemi familje, për ne të djathtët familja është e shenjtë… Pyesni Mulin njehere,pastaj beni cfare te doni o koqevare te albinit.

  9. “ Këtë mungesë koherence e shpjegon vetëm meraku i perendimorëve për të përkëdhelur Vuçiçin në kontekstin e ri gjeopolitik të luftës në Ukrainë, për të mos e lejuar Beogradin të rëshkasë përfundimisht drejt Moskës.”

    Ka edhe një shpjegim tjetër, nuk kanë besim te Kurti andaj i japin krahut të kundërt to çdo propozimi të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *