Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato është pezulluar nga detyra. Shkak u bë publikimi në rrjetet sociale të një videoje ku ai duket se qëllon me shuplakë një protestues të ndaluar gjatë protestës së banorëve të Thumanës.
DEKLARATA
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur me një video të publikuar në rrjete sociale dhe në media, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, për pezullimin paraprak nga detyra të Drejtorit të Policisë Rrugore Drejtues i Parë, Altin Qato.
Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204, pika 2, germa “a”, e rregullores së Policisë së Shtetit, “Sjellja e rendë diskredituese”. Hetimi disiplinor do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Sqarojmë opinionin publik se qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës që po zhvillohej nga banorët e zonës në aksin rrugor Thumanë -Kashar, por udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të Tiranës, duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë dhe për të qëndruar në rradhë deri sa të normalizohej lëvizja. Edhe pas këshillimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, këta shtetas kanë vijuar t’i bien pa pushim sistemit zanor të automjetit, duke shkaktuar shqetësim te përdoruesit e tjerë të rrugës dhe njëherazi irritim të tyre.
Shtetasit E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdherit te punonjesit te policise se rendit publik”.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, duke mos lejuar asnjë rast të cënimit të tyre pa u ndëshkuar ligjërisht.
Ndërkohë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të përdoruesve të rrugës që të zbatojnë rregullat dhe udhëzimet e autoriteve policore në rastet kur ka ngadalësim apo bllokim të lëvizjes së automjeteve për arsye të ndryshme.
LEXO EDHE: VIDEO SKANDAL/ Kreu i Policisë Rrugore Altin Qato godet protestuesin e arrestuar
Sipas jush, kjo e legjitimon goditjen nga punonjësi i policisë i cili në këtë rast është më keq se qytetari… qytetari mund të jetë i papërgjegjshëm në një moment, por polici duhet të jetë i përgjegjshëm në çdo moment…
Nëse qytetari i bie borisë, merr gjobë administrative ose çfarë parashikon ligji… apo nëse i bie borisë, policia të bie në shpullë!?!?
Mire ja paska ber. Madje shume pak. Tja kishte plas koken ne asfalt kokcepshit
o Ad kok-kari, kokcepsh eshte polici patronazhist qe e gjun me shpulle nje njeri me pranga ne duar e te rrethuar me dhjetra police te tjere. Sufllaqe bythqir!
Ndyrsir
polic rrugac
“Zihen si qen me njëri-tjetrin”, Murrizi shpërthen ndaj Metës dhe Berishës: Dashnorët e mëdhenj të djegieve të mandateve…E ka share nga gruaj e nena,njeri eshte dhe polici,por shkarkimi eshte i drejte
Alibia shfaejesuese e Policise se Shtetit eshte vajmedet e ku therret qameti! Plus dhe e mbani te shoqeruar viktimen e agresionit te dhunshem te policit ne detyre! E njihni ligjin zoterinj police te rrugores? Misioni juaj nuk eshte dhuna por shpetimi i jeteve te shoferave apo ndihma ne trafikun e renduar dhe gjobitja e drejtuesve te padisiplinuar qe bejne shkelje rrugore! Dhuna qe ka ushtruar polici per shkak se drejtuesi ka perdorur borine ne nje zone ku nuk eshte i ndaluar perdorimi apo drejtuesi nuk ka pare informacion ndalues nuk eshte kurre alibi! Viktima ta hedhi ne gjyq policine e shtetit se i ra bingo!
Me kryesore eshtw se personi qe eshte goditur nuk ka qene shoferi por posagjeri,kjo duket se ” mender polici Qato” e ka nxjerr nga dera posagjerit ,mbase ka qene makin me dy timon😂😂😂😂
Mos e shkarkoni, sepse do të aplikojë tek “Deputeti që duam” dhe do t’a kemi në parlamentin e ardhshëm!!!
Ai nuk ishte as drejtuesi i mjetit, apo makina ishte me timon djathtas???
Pastaj, kjo që thotë policia qenka shumë mirë se çdo shkelje administrative rrugore, nëse nuk ke Lek t’a paguash i thua policit më qëllo një shputë për këtë shkelje…
Logjikë Policësh kjo komunikatë!
Qe ta dine Shqiptaret ky Qato eshte nervoz se ne fakt duhet te ishte ne Burg per lidhjet me bandat e Elbasanit dhe jo vetem !
Nese zbardhen telefonat e tij,do ta kuptojne Shqiptaret mire se kush eshte policia e shtetit ?
Hetimi pasuror i kesaj fytyre qe ne 2024 godet pasagjerin e nje autoveture edhe pse ishte pjese e bandes se PS dhe shoferi dhe pasagjeri qe mori shpullen !
Identifikoni me emer dhe mbiemer dhe do ta kuptojne se kush e nga vijne borizanet,se ky Qato dihet qe eshte pjese e Bandes Kriminale te Strukturuar qe quhet Partia Socoaliste e Shqiperise.
Mos kini merak se ne shtator fillon prape!!
Ore Adi maskarai, u knaqe ti o patonazhist.tu bo qefi per shpullen qe ja dha ai krimineli i veshur me pushtet.ata jan nje band ndaj qellojn njerzit e pa fajshem.se vetem per vetem skan byth te prekin me dor.mendojn se deri ne vdekje do te rrin ne ate detyr.turp per ty o Andi e turp per ate fytyr krimineli me uniform.
Me timo anglez ishte makina e qenit
Shume mire qe u pezullua bythqiri, madje per mendimin tim, per me qene politikisht korrekt Qato duhet te shkoje ne kokerr te burgut… (skam asnje koment tjeter per ngjarjen nderkohe qe dy fjale i kam per ata qe brohorasin salen)
…kur pashe ne fakt doktor berishen qe mbronte protestuesin vallahi ma beri krrak memoria dhe mu kujtua haxhi dajaku i policeve dhe ushtarve te shokut sali sidomos ne vitet 90 qe ishte funi botes. skishte bir kurve te te shpetonte po te te fuste ne dore izet haxhia, dem dollapi, mulgeci apo ushtaret e tjere (pergjithsisht tropojane) te sales. ishin monstra te vertete qe ju qe jetoni ne kohet e sotme dhe nuk i keni pare si benin nuk i imagjinoni dot… e kur ky sali fryhet si dashnor i demokracise dhe i fjales te lire dhe antidhune mua vertete me vjen te pshurrem dhe them jam 100 milion here me mire sot me ket banditin e gjate.