Një 11-vjeçare është përplasur në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”. Ngjarja ka ndoshur këtë të shtunë. Sipas bluve, një 43-vjeçar me inicialet D. U. e ka përplasur të miturën, që lëvizte në këmbë. 11-vjeçarja ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, teksa policia vijon hetimin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.
Si pasojë është dëmtuar 11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.