Mes Juventus dhe Federico Chiesa ka ardhur fundit i raportit. Sulmuesi anësor u bashkua me ekipin në Continassa pas dasmës së tij, por që atëherë, dhe kanë kaluar rreth dhjetë ditë, kontaktet e tij me teknikun Thiago Motta kanë qenë mjaft të ftohta dhe të largëta, aq sa lojtari nuk është thirrur për ndeshjen miqësore në Pescara kundër Brest. Një tjetër shenjë e një thyerje mbase të pariparueshme, si rezultat i dështimit për të rinovuar një kontratë, e cila do të përfundojë në më pak se dymbëdhjetë muaj.
Giuntoli po tenton ta shesë, ndërsa trajneri i ri vijon punën pa e përfshirë në provat e përgjithshme drejt nisjes së kampionatit. Chiesa mbetet në Torino për t’u stërvitur së bashku me Tiago Djalò, i cili gjithashtu kërkon një klub të ri pasi e pa fushën vetëm për pak minuta në javën e fundit të kampionatit të fundit. Çështja më e mprehtë, megjithatë, mbetet ai i Chiesa.
JUVENTUS E KA ME NXITIM
Juventusi dëshiron ta shesë menjëherë për të fituar rreth njëzet milionë euro, ndërsa lojtari synon të lirohet falas qershorin e ardhshëm, aq sa flitet për një lëvizje të mundshme te Inter (por ku do të luante në 3-5-2 e
Simone Inzaghi, kur më parë dështoi me atë të Allegri?). Sidoqoftë, ka disa emra të mëdhenj në Premier League që janë në gjurmët e tij, me Chelsea, Aston Villa dhe Tottenham të gatshëm për të avancuar kërkesat e tyre.
Lexo më tej: Video/ Autografë edhe si dhëndër: martesë me stil mes Federico Chiesa e Lucia Bramani
Ka mbetur edhe një muaj për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Nënshkrimi për rinovimin pothuajse duhet konsideruar i zhdukur dhe fakti që Motta nuk e konsideron të rëndësishëm për projektin e tij do të thotë që sulmuesi duhet të bëjë një hap prapa në kërkesat e tij, ose Juventus do të bëjë gjithçka për ta shitur brenda fundit të sesionit të tregut veror.
ALTERNATIVAT
Kjo është edhe arsyeja pse Giuntoli po mendon më shumë për zëvendësimin e tij se çdo gjë tjetër. Nga Adeyemi te Galeno, duke kaluar përmes Nico Gonzalez dhe Francisco Conceicao. Një lëmsh emrash dhe negociatash në të cilat hyjnë në lojë “tepricat” e tjera si Kostic dhe McKennie por edhe vetë Djalò, gati për t’u bërë lojtarë në shkëmbim për të zgjidhur “çështjen Chiesa”.