Gëzime, vuajtje, por edhe dashuri. Si në çdo Olimpiadë që mbahet mend, edhe në Paris 2024 nuk mungoi momenti i romanticitetit të madh. Të premten pasi fitoi medaljen e artë në dyshe të përzier në badminton, kinezja Huang Ya Qiong mori edhe një propozim martese të vërtetë me një unazë diamanti nga i fejuari e saj Liu Yuchen, që ishte gjithashtu e pranishme në Francë në garën e dyfishtë në badminton.
Kampionia e re olimpike nuk e ka mbajtur dot emocionin dhe i ka thënë “po” partnerit të saj.