Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodh në lagjen “Hajro Çakërri”, përkatësisht në kodrat e qytetit bregdetar. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë shkëndija elektrike, e cila ka sjellë shkrumbimin e banesës.
Edhe pse zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, flakët e zjarrit kishin përfshirë tërë banesën.