Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona pasi qëlluan me armë në ajër. Blutë njoftojnë se në pranga përfunduan tre Viktor Marku, Ndok Marku dhe Lekë Marku.
Njoftimi:
Qëlluan me armë zjarri në ajër, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar (dy vëllezër dhe kushëririn e tyre). Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në sheshin Prek Cali, është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit:
V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta shtetas, në gjëndje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.