• |
ide | kryesore

A shihemi fundjavën tjetër djema?

Blog



Spiromilot kanë djegur tërësisht tre fshatra të Himarës (15% të fshatrave të zonës) dhe dhjetra shtëpi në fshatra të tjera, përveçse kanë vrarë dhejtra dhe dëbuar mijra bregas. Fotografia e tyre qëndron “stoike” në një zyrë në Himarë, ku këto kohë kanë bërë paradë politikanë nga Tirana, të cilët, ose nuk e dinë se ç’kanë bërë spiromilot, ose nuk i njohin për fytyrë, ose nuk u intereson.

Ndaj, meqë këtë fundjavë jani të zënë, po ju bëj një ftesë publike Flamur Noka, Tedi Blushi, Luçiano Boçi, Agron Gjekmarkaj, t’ju çoj në Hundëçovë, Kallaratin e vjetër, Borshin e vjetër e të flasim me pasardhësit e të vrarëve prej spiromilove në Shën Vasil, Lukovë, Borsh e Kallarat. E drejta juaj të vijoni të jeni me vrasës shqiptarësh; kjo ftesë nuk është t’ju ndryshoj gjë në bindje, por thjesht të shihni dhe anën tjetër të historisë.

Merrni dhe Ivi Kason me vete, bashkë me lidhjet e tij familjare në Himarë, që t’jua tregojë historinë me sy vorioepirotizmi, se prapëseprapë do e kuptoni me sy e dëgjoni me vesh, se shqiptarët nuk duhen vrarë vetëm pse janë shqiptarë. Shpenzimet janë të miat, mos u merakosni.

Madje, meqë qëndruat stoikë poshtë banerit vetëm në greqisht në mes të Himarës brenda territorit të asaj republike ku shqipja është gjuhë zyrtare; në atë qytet ku jetojnë së paku 30% shqipfolës që një pjesë s’di një fjalë greqisht; në qendrën e asaj bashkie ku mbi 85% janë shqiptarë, po marr përsipër ose unë, ose nëse doni e merr përsipër Afrovita Dhimojani, që vjen nga një familje patriotike shqiptare e Himarës ku ju qëndruat nën hijen vetëm të greqishtes, që t’ju përkthejmë nga greqishtja juaj në shqipen që kanë gjuhë nëne shevasojët, lukovarët, hundëçovasit, borshjotët, kallaraqotët dhe çdo fshat tjetër hiq Himarën fshat, Dhërmiun e Palasën. Thjesht vetëofrohemi që të kuptoheni, se mos pandehni se të gjithë dinë greqisht si ju. A shihemi fundjavën tjetër djema?

Foto: Majtas spiromilot, djathtas fshatrat e djegura prej tyre

 


8 Comments

  1. Ben mire qe na kujton historite tona! Gjakprishurit ta dine se ne nuk e harojme kush qeme, kush jemi e kush do jene femijet tane.

  2. Nuk e kuptoj përse ngulet këmbë në diçka që dihet dhe i takon historisë!! Çlidhje ka kjo me Greqinë. moderne dhe Himarën tani!! Jemi në luftë??? Pse me kaq zell ngrihet kaq shumë një problem serioz e delikat në një përballje elektorale e zhvilluar nën presion nga shteti diktatorial i Ramës. Përse vazhdohet të cilësohet Greqia vend armik dhe më keq akoma të cilësosh një rezultat elektoral fitore e “madhe ” mbi Greqinë dhe e Ramës mbi Micotaqis!! Qesharake!!! Përmend një emër e një periudhë historike në të vërtetë tragjike dhe ky djalosh harron se çkanë bërë komunistët në Himarë e gjithë Shqipërinë!! Pikërisht nga pinjollët e tyre që janë në pushtet sot që të gjitha shtetet i quanin armike të vendit.
    Dhe më duket se po përsërisin historinë e dikurshme e jo pa qëllim.
    Qëllimi i tyre është pushtimi i bregdetit përsëri nga trashëgimtarët e ish klikës komuniste për të rrëmbyer pasuritë e saj e ta kthyer në koloni të tyre!! Kjo është historia dhe asgjë më tepër. Për këtë qëllim bëhet gjithë kjo propagandë anti greke e anti himariote me qëllim që të mos ndërhyjë shteti grek!!! Kam mendimin se s’do jetë kështu.

    1. Cuditerisht Himarjotet si Gjikuria flet akoma dhe idhullizon Spiro Milon, Shume Himarjote nga keta Plehra urojne te dale akoma nje Zervas. Sa i perket luftes, ne Greqi flitet per nje ligj lufte egzistues, flitet per helenismin dhe pjesen e mbetur te nje helenismi qe i perket kultures dhe territoreve. Mbase irritimi i tyre, sjell ate qe thua ti, por edhe te dijme te kaluaren nuk na ben keq. Ata qe nuk kujtojne te kaluaren nuk vendosin dot me te miren per te ardhmen

  3. Po, mor zoti Bido, e kane djegur greket Shqiperine! Por po e shkretojne lugeterit duke ia perzene bijte ne emigrim. Dhe njerezit po ikin nga dyte kembet, naten per gjithe naten, pa kthyer koken pas e pa menduar 2 here.
    Pra, shiko se mos keta qe cirren per atdhetari e te keqija qe greket I kane bere Shqiperise (qe eshte 100% e vertete), duan ta shohin ende me keq e te mjere Shqiperine, pa djem t’i dalin zot, pa pasuri qe shkojne ne xhepat e kujtdo qe le renten te keta, te pashendetshme e te pajetueshme per 5 apo 10 rrokaqiej qe u mbushin xhepat, me hajdute e cuba ne krye, qe e zhvasin e copetojne pa pushim.
    Ka gjithnje nje arsye themelore pse vendet copetohen e vendasit dhunohen nga te huajt: vendasit, jo vetem qe s’e mbrojne dot, por soditin si I huaji u copeton vendin, me shprese mos u le dhe atyre ndonje cope te majme per gurmazin e ngushte.
    Klm.

  4. Një person që ju shit publikut si i kulturuar,i qytetëruar ,i shkolluar jashtë dhe u bë drejtor arkivash.
    Filloi të dalë nëpër ekrane ku fliste i matur dhe me argumenta.
    Por sa herë bëhej fjalë për vendin ku u shkollua dhe nga i cili kanë origjinën të parët e tij, Arditi ( guximtari në shqip) tjetërsohej…
    Skuqej,djersitej,i dilnin sytë jashtë,bërtiste dhe lëshonte spërkala pështymë.
    Filloi të shfaqë studime pas studimesh ku i referohej vetes për përqindjet e grekëve në Vurg,Finiq,Himarë etj,kërkonte të ishte bindës dhe deri diku mori pikë.
    Sepse një pjesë të madhe të opinionit shqiptar e ka dominuar inferioriteti,nihilizmi,psiqika e izolimit dhe injoranca e tejskajshme.
    Në përgjigje të kësaj klime te nxitur nga Edi Rama për interesa pushteti dhe të mbajtur gjallë nga padija jonë ekranet u mbushën me budallenj si Artur Zheji,Laert Vasili,Elena Kocaqi, Idajet Beqiri, Sazan Guri,Ardit Bido,Spartak Ngjela e të tjerë për të nxitur urrejtje ndaj grekëve se” do na mernin Himarën”!
    Ndërkohë që për herë të parë në histori Himara do qeveriset nga një grek.
    Nuk ka më keq sesa kur injoranca mbështillet me ” studime e studiues” që populli nuk i kupton mjafton të shajnë grekun,serbin a këdo që konceptojmë si armik.
    Në të vërtetë të vrasësh mëndjen sa pleq në Bregun e detit mbahen si grekë duke harruar se sa të rinj shqiptarë kanë shtetësi greke dhe shkojnë ushtarë atje është ekuivalente me” trimërinë “e Ramës që nuk ka ushtri të shtetit të tij por kërcënon të bëjë luftë me një vend të NATO s meqë Ramën e mbron NATO!!!
    Ardit Bido mund të ishte diçka me tepër sesa vetëm një çam..

  5. Une di nje histori tjeter. Banoreve te ketyre fshatrave u kish ardhur ne maje te hundes se u vidhnin bagetite e pulat. Dhe u ankuan.

  6. Nuk e kuptoj që çuditërisht shoh të njëjtën sjellje ndaj Himarës si të diktaturës Enveriste e si të kësaj Edveriste!!! Propagandë atëherë kundër Greqisë dhe po kështu tani!! Përsërin e ripërsërin të njëjtin refren dhe akoma e konsiderojnë fqinjin Greqinë armik të egër të sovranitetit tonë!! Delir!!! Nuk e di kush ka bërë më keq Shqipërisë Greqia atëherë e tani apo Enveri dikur e Edveri tashmë dhe në veçanti Himarës. Vetëm shpopullimi,rrëmbimi i pronave imponim popullatës deri në dëshpërim e varfëri . Këto ka bërë Rama. Dhe pa pikë turpi thonë jemi në luftë me të dhe kësaj radhe korrëm një fitore të madhe sidomos nën udhëheqjen e lavdishme të shokut Edver!! Fitore që tashmë ja arritën qëllimit ta plaçkisin përfundimisht Himarën.
    Dhe gjithë këto sulme sepse Greqia është i vetmi
    vend që po lufton kundër regjimit diktatorial Edverist gjë që Amerika jonë e “dashur ” nuk po e bën!!

  7. me kryetar e ri tavo 100% grek, jo gjoja grek, apo gjysem grek por 1005 grek dropullit, spiromilajt jane duke qeshur nga varri me ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *