Novak Djokovic është spektakolar në Paris 2024. Serbi, i cili mposhti Carlos Alcaraz në dy sete (7-6, 7-6) në Philippe-Chatrier të Roland Garros, fitoi medaljen e parë të artë në karrierë në Olimpiadë. Kështu, tenisti 37-vjeçar arrin një tjetër moment historik në karrierën e tij fantastike, duke e përfunduar ndeshjen me lot emocionesh. Për të kjo është medalja e dytë në një garë me pesë unaza, pas medaljes së bronztë në vitin 2008.
DJOKOVIC: “DHASHË ZEMËR E SHPIRT PËR KËTË MEDALJE”
Tie break i dyfishtë për Djokovic, në një ndeshje të ekuilibruar përballë fenomenit të ri spanjoll. Në të dyja rastet kampioni olimpik e mbylli historinë me shumë autoritet. Për Carlitos një medalje argjendi shumë prestigjioze. Në podium ishte edhe italiani Lorenzo Musetti, i cili mori medaljen e bronztë të shtunën.
Lexo më tej: VIDEO/ Novak Djokovic goditet në kokë me shishe uji në Romë
Menjëherë pas triumfit, Djokovic u gjunjëzua i përlotur dhe falënderoi publikun për mbështetjen në tribunë. Ai më pas festoi në qendër të fushës, përpara se të shkonte drejt tribunës për të përqafuar gruan e tij Jelena dhe fëmijët Stefan dhe Tara. “Për këtë të artë kam dhënë zemrën dhe shpirtin” ishte komenti i kampionit serb para kamerave.
The ultimate title!
He has achieved his quest for gold—Novak Djokovic is the Olympic champion 🥇
–
Le titre ultime !
Il a réussi sa conquête de l’or, Novak Djokovic est champion Olympique 🥇#Paris2024 pic.twitter.com/R3DiVXH6BE— Paris 2024 (@Paris2024) August 4, 2024
je legjende.
Si sportist eshte unikal per llojin e tij si nacionalist serb eshte mesjetar