Ardhja e Niclas Fullkrug dështoi, për Abraham Roma pretendon shumë, por Milan tashmë mund ta ketë sulmuesin e ri në shtëpi, Francesco Camarda. E gjatë darkës së ekipit në kampin stërvitor në SHBA, ku kuqezinjtë po përgatitin sezonin e ri, ai u prezantua me shokët e tij të rinj, me riti tashmë klasik të të kënduarit.
Camarda, qendërsulmuesi i lindur në vitin 2008, performoi një version të këngës së famshme “Sarà perche ti amo” nga Ricchi e Poveri. Të kënduarit me siguri nuk është p[ika e fortë e sulmuesit italian dhe ka ardhur e menjëhershme tallja nga portugezi Leao. Anësori ofensiv e shpërndau videon në rrjetet sociale, duke u tallur me shokun e tij të ri të skuadrës: “Për fat që ti di të luash futboll. Sepse si këngëtar je skandal…”.
Camarda canta e Leao lo canzona : pic.twitter.com/HpXaxRIrgN
— HERNANDEZIANO❤🖤☮ هيرنانديزيان+مالديني☮ (@GiancarloMazz18) August 4, 2024