Vazhdojnë protestat e sportistëve për kushtet e fshatit Olimpik. Që nga dita e parë, shumë atletë kanë publikuar video dhe foto të dhomave të tyre në rrjetet sociale, duke zbuluar arredime të veçanta (si dyshekët ekologjikë të bërë nga kartoni dhe materiali i ricikluar) të cilat kanë tërhequr kritika për parehatinë e tyre. Pritshmëritë fillestare të sportistëve ranë me shpejtësi brenda pak orësh, duke hasur në probleme të mëdha përsa i përket akomodimit dhe shërbimit. E tani një video me protagonist të pavullnetshëm notarin Thomas Ceccon është bërë virale.
Pikërisht për shkak të vapës së tepërt në dhomat e fshatit Olimpik, pa ajër të kondicionuar, disa sportistë u detyruan të gjenin një zgjidhje alternative. Medalisti i artë olimpik në 100 metra shpinë, Thomas Ceccon e zgjidhi problemin në mënyrën e tij: peshqiri mbi bar dhe një sy gjumë jashtë, në gjelbërimin e parkut të fshatit Olimpik. Notari italian u filmua nga sportisti arab i kanotazhit Husein Alireza teksa po pushonte jashtë. Videon ai e publikoi më pas në një histori në Instagram e cila u bë shpejt virale në rrjetet sociale.
Pak ditë më parë sportisti ishte ankuar edhe publikisht për akomodimin: “Në fshat nuk ka kondicioner, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë sportistë lëvizin për këtë arsye: nuk është një alibi, është kronika e pastër e asaj që ndoshta jo të gjithë e dinë. Jam pak i lodhur – shtoi më pas -, është e vështirë të flesh si natën ashtu edhe pasdite. Zakonisht, kur jam në shtëpi, fle gjithmonë pasdite. Këtu kam shumë vështirësi me nxehtësinë dhe zhurmën”.
Ceccon preferisce dormire al parco 😴🛌#HomeOfTheOlympics #Paris2024 #ItaliaTeam #Ceccon pic.twitter.com/dokgybG2Tu
— Eurosport IT (@Eurosport_IT) August 4, 2024