Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për zgjedhjet në Himarë me anë të një statusi në Facebook. Meta shprehet se janë përjashtuar mbi 6 mijë qytetarë nga e drejta e votës, me pretekstin se ju ka mbaruar afati. Sipas Metës, ky është krim i shëmtuar elektoral i Ramës.
“Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.
Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale.
Duke dënuar me forcë aktet që synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë, u bëj thirrje të gjithë himariotëve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar grabitësit e tokave të tyre”, – shprehet Meta.
Like , Vangjoja produkt i joti esht e ke patur nje nga anetaret me te zellshem ne Parti.
Ky reagim i 22 korrikut nxjerr blof edhe opozitën me deklaratat e saj politike, pasi tregon se votuesit dhe qytetarët e Himarës me karta të skaduara ishin të paralajmëruar dhe të njoftuar për afatet dhe procedurat.
Omonia akuzon drejtuesit e opozitës, pas braktisjes së Petro Gjikurisë: Tradhëtarë lindët, tradhtarë jeni e tradhtarë do vdisni
Ilir, çfar qëndrimi ke për listat e mbyllura të PD-s ? Nëse nuk ke duhet të dalësh me një të tillë.
Po ik o bole se aq votus ka gjithsej Hiamara , beni sikur u hap barku juve per demokraci