Një banor në fshatin Duhanas të Beratit, ka shkaktuar një zjarr i cili doli jashtë kontrollit. Mësohet se Bajram Kanaçi dogji squfurin për tharjen e fiqve, por zjarri u përhap me shpejtësi duke rrezikuar banesën e tij si dhe shtëpitë e tjera afër zonës.
Zjarrfikësit me të mbërritur në zonë bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.