• |
ide | kryesore

Himara, guri i fundit kilometrik i votës dhe demokracisë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Grabitja e bashkisë së Himarës nga Edi Rama, nëpërmjet një procesi zgjedhor të imponuar me dhunë pas humbjes me votë në 14 majin e kaluar, i dha fund shkapërdhimit publik të një shteti të tërë në funksion të interesave të kryeminstrit.

Ky proces i degraduar, për t’i dhënë legjitimitet grabitjes së vullnetit të himariotëve një vit më parë, shënoi disa rekorde që do të mbeten si shenja të pashlyeshme të ekzekutimit përfundimtar të demokracisë përfaqësuese dhe votës së lirë. Për herë të parë, hapur dhe botërisht, Edi Rama nuk e mori përsipër personalisht gjithë mëkatin e vrasjes së zgjedhjeve. Ai bëri bashkëfajtorë çdo hallkë të shtetit shqiptar, që presupozohej si garanci për qytetarët dhe si kontroll e balancë e ekzekutivit. Në rrëmbimin e mandatit të Fredi Belerit u investuan policia e shtetit, prokuroria e Vlorës, SPAK, Gjykata Speciale, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, KQZ dhe President Bajrami.

Sfida e kryeministrit për të mbajtur me çdo çmim Himarën, u shndërrua në nënshtrim për të gjithë shtetin që nuk guxoi në asnjë rast të reagonte përballë precedentit më të rrezikshëm për demokracinë dhe zgjedhjet e lira. Himara, e kthyer tashmë në një minierë floriri për Rilindjen, do të ketë të njëjtin kolonizator, ndërsa himariotët do të vijojnë të këmbejnë “arin” e tyre me copat e pasqyrës në facebook-un e kryeministrit.

Zyrtarizimi i vjedhjes së mandatit të Belerit, do të mbahet mend edhe për fundin e iluzioneve të opozitës se regjimi mund të mposhtet me votë dhe kotësinë e zgjedhjeve në një vend ku i gjithë shteti është nën urdhërat e një njeriu të vetëm. Pjesmarrja e opozitës në procesin e montuar të Himarës, i bëri të duken si zgjedhje një palë votime të paracaktuara që natën kur Fredi Belerit iu hodhën prangat. Të flasësh më pas për manipulim votash, kur përdhunimi i gjithë sistemit kishte ndodhur ditën për diell, nuk ka asnjë vlerë. Pas Himarës, opozita nuk mund të ketë më objektiv proceset zgjedhore, por rezistencën.

Lexo edhe: Tavo fiton thellë bashkinë, por humbet Himarën

Që nga ndryshimi i hartës territoriale në vitin 2015, kur Rama i bashkëngjiti Himarës fshatrat e Lumit të Vlorës dhe Lukovën, dhe batërdia që ndodhi më pas me pronat dhe betonizimin e jugut, u pa qartë se në thelb nuk ishte përpjekja për flamurin por grykësia për fitimin. Sot, “patriotët” e motivit të çjerrë se Himara nuk është minoritet, do të kenë kryetar një minoritar të njohur zyrtarisht si të tillë. Sepse për Ramën, që i ngre bust Kostandin Micotaqisit në Shqipëri, nuk ka pikë rëndësie ngjyra e flamurit, por miniera e arit ku ushqehen interesat e tij. Njerëz të afërt të kryeministrit, eksponentë të rilindjes, oligarkë që zgjidhin thesin në fushata, banditë të devotshëm në zgjedhje dhe mercenarë që janë të gatshëm të shërbejnë në gjunjë, janë ata që sot gëzojnë copat e dhuruara të Himarës, ndërkohë që banorët nuk ngrenë dot një mur për të rrethuar shtëpitë e tyre.

Lexo edhe: Media greke: Rama i kërkon Vangjel Tavos të drejtojë Bashkinë e Himarës

Pjesa më e bukur dhe më e shtrenjtë e bregdetit shqiptar, do të vijojë të administrohet nga Edi Rama, nëpërmjet Vangjel Tavos si kukull e një mandati të grabitur. Për herë të parë, Himara do të ketë në krye një jo himariot dhe, ironia më e madhe që, megjithë dhunën shtetëore, humbi thellë pikërisht aty ku është bërë batërdia rilindase, në Dhërmi dhe Himarë. Një statistikë, si shenjë e fundit për të rezistuar ndaj valës së babëzisë, por që nuk ka asnjë vlerë pas rrëzimit të përdhunshëm të një shteti të tërë. Me bashkëfajësinë e drejtësisë së re dhe me votat e Lumit të Vlorës, kryeministri do të vijojë të ndajë llokmat e bregut njësoj sikur t’i kishte në letrat e Petro Kolekës.

Himara shërbeu dje si guri i fundit kilometrik i një udhëtimi iluziv në demokracinë shqiptare. Aty u gdhend nënshtrimi i një shteti të tërë, grabitja me burg e një mandati, tallja me vullnetin e qytetarëve dhe përdorimi i votës si letër higjenike, nga një njeri që dikur erdhi si iluminist dhe përfundoi si kambist. Kambist i interesave që i garantojnë pushtetin absolut./Lapsi.al


24 Comments

    1. Qani grekqira qani.
      Himara ja tregoi vëndin Athinës dhe shërbëtorëve të saj në Tiranë, të cilët nuk janë të pakët.

  1. Shqiptaret ne pergjithesi e kane per nder te jene te shtypur e te shkerdhyer nga qeverite.
    Kete e kane provuar ne kohen e Turqise, kohen e Enver Hoxhes e po e provojne sot ne kohen e Edi Rames.
    Shqiptaret jane te dashuruar me pushtetin e nje njeriu, qofte ky edhe i cmendur!
    Edi Ramen e duan masa e madhe e shqiptareve inferiore e bedele.
    Nuk ka rendesi pakica qe ka mend e zemer!

  2. Himara Autonome
    Jo vetem fatkeqesia e Himares dhe krahines se saj
    Por edhe e shqipetareve
    Wekane nje Nip dhe krieminister

    I cili ndjek rrugen e banditevedhe mafjozeve

    Vjedhja e votes e liris dhe pronat Himarjote kane nje cmim

    I Himarjoti di ta mbroje te drejten e tij dhe ta shpjere te drejten ne vend

    Politika e juaj esht njelloj si e Fan Nolit
    Ate pergjigjje qe mori Fan Noli nga Himarjotet Ate pergjigjje do merni dhe ju

    Himarjoti di te rrespektoje niperit dhe mbesat
    Por di dhe tju tregoje vendin

    Ne jemi Himarjote
    Apo greker te Himares

    Do te mbrojme indeditetin tone me te gjitha menirat
    Do te mbrohemi me te gjithe forcen e shpirtit

    Nuk do tu tregojme dhembet
    Vetem armiqe te jashtem

    Por dhe nipere e mbesave po te jete nevoja
    Edhe nuseve e dhendureve
    Kur ata zdine te rrespektojne dhe te mbane vendin e tire
    Himara do fitoje
    Pamvaresisht se ju e vodhet
    Por me kembe se shkelni dot nuk do ta lejojme

    Himarjotet e vertet duhet te mbelidhen dhe te organizohen per te mbrojtur te drejtT e tire
    Nga hajdutet e saj dhe shteti dashkeqes shqipetar
    Rrespekti dhe dashuria
    Jane rreciproke

    Krimi ndeshkohet o me l
    Nomo
    O me hakmarje

    Kejo esht demokracia
    Fatkeqesi we Himara ka nje nip
    Hajdut dhe te pa bese
    Qe Himares dhe grekeve u fut thiken mbas shpine

      1. Himara Autonome
        Per greket e Himares e ke fjalen Aper zTVon
        Greket e Himares Jane vendali historikisht qe sa njeh koha njerezimin
        Epiri dhe Himar jane greker Historikisht greket dhe shqipetaret jane nje rrace
        Dasit erdhen nga besimi fetardhe jo nga gjaku
        Sot Grket e shqipetaret jane armiq partish
        E verteta esht kush vjedh me shume shan me shume ben krime me shume
        Ne vendin e wuajtur Shqiperi
        Esh personi me i lavdishem
        Kejo esht historia e atij vendi
        Me shume rrespekt
        Te ktheva pergjigjjen me aq sa mundem dhe me ndergjjegjje te paster

        1. Kufiri i Greqise eshte ne Qafe Bote. Greket e shqiptaret i dine vete punet e tyre. Perrallat lerja politikaneve se me ato rrojne ne kurriz te njerezve

  3. ky komunist i pakurueshëm, ky stalinist i pandreqshëm, ky i çmendur që duhet lidhur dhe hajdut që duhet burgosur, është gati t’i fali të gjitha edhe po t’i mbetet vetëm penxhereja.

    Por është vonë. I ka dalë boja. I ka rënë varaku.shpellkare e cecene per kujtese te votes,mos harroni 1996 kur salihu fitoje 99% te deputeteve,vjedhje kercenime nga salihu,2011 kur salihu vuri me dhune shtetrore dhe mediatike bashen kryetar te bashkise,por ju vazhdoni hani mut salihu jeni ne te drejten tuaj.

    1. Ate qe beri Saliu nr 1996 po e ben Rama 10 fish me keq 30 vjet me mbrapa Pijani lengun demokracise o popull dele

  4. E dimë tashmë se për Sali Berishën dhe çetën e tij të ekstremistëve, të vetmet zgjedhje korrekte janë ato që fiton ai, prandaj bla bla-ja e zakonshme për votat e vjedhura edhe këtë herë nuk ka për të prodhuar asnjë avantazh.

  5. O zagarë -mavinj-Himara i tregoi bythlëpirsit Tavo vëndin por e votuan lebrit e lumit të Vlorës qe dhe nje gomar mashkull të jetë kandidat nga -PS-ja ata e votojnë.Prapë ju mohuan të votonin 6000 qytetarëve e drejta e votës prapë në Himarë mori pidhin e kurves tij Tavo

  6. Kush Himarë e mundi Greqinë. Ajo që pjesë që janë bërë Himarjotë në 2015!!! Vlonjatët e Lumit apo Sarandës it e Lukovës!!! Rilindja asnjëherë ska fituar atje por qenë Omonia dhe Ppdnj që kanë pasur kandidatët e tyre që fatkeqësisht i tradhtuan bashkëqytetarët e tyre duke bërë pazare me Ramën e që sot janë nën hetim!!!

  7. Fitorja e Tavos në Himarë, “Zëri i Amerikës”: Rezultati, dukshëm më i lartë se i Belerit në 2023,ju te dy qe komentoni akoma mbani ne bythe Prasin e tritanit te salihut kur ja futen ne lushnje.pyesni salihun cfare mori si shperblim nga rama qe salihu te pranonte gjikurine si kandidat,pastaj komento o cecen shpellkar

    1. Pse kush është Zëri i Amerikës??? Të gjithë janë pjesëtarë të një media e Dash, pra bijtë e Sorrosit si Rama. Prandaj mos na trego ZA dhe Ramë hajdutin me gënjeshtra që vetëm ti e patronazhistët i bëni për propagandë. Ça i dha Rama Berishës!!! Për Gjikurian !! Që e sollën bashkëqytetarët e Himarës e që fitoi në Himarë. S’të pëlqen kur realiteti është që Himara ja dha votën Gjikurias dhe kjo ju djeg juve!! E mos ofendo me epitete tipike për antishqiptarë e pro serbë si Rama. Dhe sje në gjendje të kuptosh as gjuhën që përdoret për postim nga shumë persona me dinjitet e që janë me origjinë nga jugu dhe ndjehen keq kur shohim gjuhen e urrejtjes të e përdorur nga ju e që e turpëroni atë!!

  8. Nuk eshte e vertete,

    Asnje iluzion,
    Opozita dje, sot, neser ka te njejtin mendim per te,
    Qe eshte mafioz,
    Qe me edi ramen nuk behen zgjedhje.

    Prandaj do te hidhemi nga kulla me e larte!
    Ose do te bejme lufte me arme per jete a vdekje!
    Si thoni ju?!

    Edi rama iluminist?!
    Hahahaha,
    Mendimi juaj,
    I pd-se jo,
    I imi jo e jo,
    Ai ka qene dhe mbetet i njejte,
    Djall me brire,
    Ju nuk e pate dje,
    Shqiptaret nuk e shohin sot.

    E ka fajin saliu qe fiton rama?!
    Apo eshte faji i rames qe s’lejon zgjedhje?!
    Kjo eshte dilema.

    Shqiptaret jane aty ku duhet te jene,
    E kane nje zgjidhje,
    Po deshen e heqin berishen,
    Po deshen e heqin edhe ramen,
    Ata vendosin vete,
    Jo te tjeret,
    Vete.

  9. Krenar për Tropojën fisnike, për traditat, zakonet, besën dhe bjeshkët e tyre të jashtëzakonshme”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe një video.

    Kësaj i thonë në shtëpinë e Berishës ka vaki, Ilir Meta nga ana tjetër ha dhe pi.po shpellkar i salihut qe kapo i Trustit te Geshtenjave behen zgjedhjet si ne 1996,2009,2011 qe qe i vodhi me ushtri e polici te agim shehut dhe te fundit me gjykata kqz e ristanit dhe tv e klanit me vjedhje live ne tv

  10. PD në Himarë, rezultoi me vota të humbura për PD, me prestigj të humbur dhe me një fundosje dhe më të madhe politike, pas marrjes së vulës dhe logos aq shumë të ëndërruar.

    Përpjekja e Berishës për ta bllokuar këtë debat dhe për të bërë thirrje donkishoteske për revolta, mos njohje zgjedhjesh etj, janë thjeshtë përpjekje për të mos dhënë llogari për humbjen dhe degradimin e PD tani që ai është në krye.

  11. varret e pesë vëllezërve janë shkatërruar në Tropojë. Me ato ka mbaruar puna. Me Remzi Hoxhën ishte më e lehtë se nuk kishte nevojë për varr një trup e shpirt i hedhur në det. As për Ali Ukën nuk ka nevojë sepse trupin e tij e morën në Kosovë dhe ‘ia hoqën sysh’. Për 26 viktimat e Gërdecit që u dogjën të gjallë nga familja Berisha…, as për këta nuk ka nevojë për varre. Gërdeci është një fshat i thellë e nuk e shqetëson familjen mafioze. Viti 1997 nuk ka fare varre, edhe pse janë mbi 3000 vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *