Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se i vjen keq për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë një konference për media, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Mickoski tha se nuk dëshiron që incidente të tilla të përsëritet, teksa tha se dy shtetet kanë raporte të mira dypalëshe.
“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht”, shtoi Mickoski.
Ai ka shtuar se sjelljen e sigurimit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Maqedonia do ta zgjidh me institucione vendore.
Normal qe do e presesh se gjysmat e ministrive ne ate vend I kane shqiptaret.
Fyromi vdes pa shqiptaret
E dimë tashmë se për Sali Berishën dhe çetën e tij të ekstremistëve, të vetmet zgjedhje korrekte janë ato që fiton ai, prandaj bla bla-ja e zakonshme për votat e vjedhura edhe këtë herë nuk ka për të prodhuar asnjë avantazh. E tregoje veten dhe nje here tjeter kurti duke sulmuar osmanin qe eshte pro amerikane.
Shume zhurme per asgje. Kujt i hyn ne pune kjo potere?