Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer me ato që i ka cilësuar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës. Policia e Kosovës ka thënë të hënën se ka mbyllur tri degë të Postës së Serbisë në Mitrovicë të Veriut, tri në Leposaviq, dy në Zveçan dhe një në Zubin Potok.
“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës përballin shtetasit e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it me rrezik të madh, nxisin përshkallëzim të panevojshëm të tensioneve rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”, është thënë në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Në deklaratë i është bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’iu japë fund veprimeve të njëanshme dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për t’i zgjidhur çështjet e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Bashkimi Evropian, ka thënë, po ashtu, të hënën se veprimet e autoriteteve të Kosovës janë të pakoordinuara, dhe se “nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë dhe çështje tjera, që i përkasin procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarët policorë kanë thënë se kanë nisur aksionin policor pasi kanë marrë informacione nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) është organ rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ligji për komunikimet elektronike, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit.
Mbyllja e objekteve është dënuar prej zyrtarëve të Postës së Serbisë, Listës Serbe, dhe institucioneve shtetërore të Serbisë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Postës së Serbisë, Zoran Angjellkoviq, ka pretenduar se Posta “ofron shërbime në përputhje me të gjitha rregulloret në fuqi”, dhe se aksioni policor në veri të Kosovës, ka vazhduar “terrorin sistematik” në komunat me shumicë serbe.
Angjellkoviq është zotuar që do të merren të gjithë hapat e nevojshëm që Posta të vazhdojë t’iu shërbejë qytetarëve në Kosovë.
Çfarë bën Posta e Serbisë në Kosovë?
Posta e Serbisë në Kosovë kryen pagesa të ndryshme për serbët në Kosovë, prej fondeve që ndan Qeveria serbe për ta, përfshirë: pagat, shtesat për fëmijë dhe pensionet.
Gjithashtu, përmes Postës së Serbisë, në Kosovë kryhen edhe pagesa të ndryshme për shërbimet që marrin qytetarët nga institucionet paralele, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, për shembull, pagesa për nxjerrjen e dokumenteve serbe, pagesa për provime, dërgesa të parave, e tjera.
Puna e Postës është vështirësuar prej fillimit të këtij viti, për shkak të një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili e ka bërë euron si valutë të vetme për kryeje të pagesave me para të gatshme.
Kështu, është ndaluar përdorimi i i dinarit serb.
Serbia pretendon se ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për banorët serbë në Kosovë.
Mekanizmi ndërkombëtar pati kritikuar autoritetet e Kosovës për marrjen e këtij vendimi që prek dinarin, duke thënë se nuk kanë ofruar alternativa të mjaftueshme për serbët lokalë.
Edhe Bashkimi Evropian e ka quajtur të njëanshëm dhe të pakoordinuar vendimin e autoriteteve të Kosovës.
“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë dhe çështje tjera, që i përkasin procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese për serbët e Kosovës, pa një marrëveshje të arritur paraprakisht, do të ndikojë negativisht në përditshmërinë dhe kushtet e jetesës së këtij komuniteti”, ka thënë blloku evropian përmes një deklarate.
BE-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë këtë vendim dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut.
Blloku ka rikujtuar që në kuadër të marrëveshjeve të arritura për telekomunikacionin, më 2013 dhe 2015, dy palët janë pajtuar që për shërbimet postale të diskutohet “në një fazë të mëvonshme”, dhe kështu, sipas BE-së, është kuptuar që kjo çështje mund të adresohet vetëm përmes dialogut.
Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim marrëdhëniesh, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. © U shfrytëzuan materiale të Radio Evropa e Lirë
A pyet ndonje shtet tjeter ne bote komshinjte apo te huaj te tjere se si qeveria brenda teritorit te saj? Keta po behen shume qesharake
DURUM BOLL DURUM PADREJTESIT HISTORIKE PER SHEKUJ NDAJ SHQIPTARVE,BOLL DURUM ,SHVILLIMIN E INTERESAVE ME TRYSNI TE SHUMFISHTA NDAJ KETI KOMBI BOLL DURUM GJENOCID PADREJTESI SHPOPULLIM GRABITJE PRONAH TANI JU NE UNITET NA BET TE HUAJ NE VENDIN E TE PARVE TAN , NA PENGUT ZHVILLIMIN NDERTUT SHTET AGJENTURASH ,NA SHKATRRUT VLERAT FAMILJEN FAREFISIM ME IDE DEMOKRACIJE DHE MERET CDO PASURI ,,SNA LAT TJETER VEC MENDJES,CDO E KEQE DUKET SE VJEN NGA ASIMETRIJA KET FILLIM SHEKULLI ,DHE FILLON NGA KENDVESHTRIMI CIFUT QE NUK ,PYESIN PER LIGJE NDERKOMBETARE ,DHE PERFUNDON ME HJENAT BALLKANIKE QE EDHE KETO JU BEJN ASIMETRI TE FORTEVE DUAN TE ZHDUKIN SHQIPTARET,NE UNITET ,UN SHOH TREGUES ZHVILLIMI ,TE ERRET TRISHTUES ,PER AUTOR DHE AKTOR PADREJTESIJE NDAJ KOMBEVE JU FTOJ TE LARGOHENI NGA KJO PADREJTESI DHE ASIMETRI, SE NE FINALE MBI LIGJIN HYJNOR NUK TRIUMFONI POR DO FALIMENTONI PASI ZOTI E KA POHU SE ESHTE GARANT PER GJITHCKA KA KRIJU DHE THEN AI E MBAN FJALEN ,MOS I MENDONI TE DOBTIT SI TE PAVLER ,SE ZOTI MUND TJU JAP DITURI FORC , TJU FALIMETOJN TOTALISH NE CDO KENDVESHTRIM ,ME I MADHI DREJTI FUQISHMI MSHIRSHMI NGA NE ESHTE VETEM ZOTI AI PO NA SPROVON TE GJITHEVE,MOS JU IMPONONI NJERZVE REFLEKTIM IMUNITETI NE UNITET SE ZOT NA RUJ PERFUNDIMIN QE KA ASKUSH TE MOS MENDOJN SE BEN PADREJTESI DHE DO SHPERBLEHET NDEROHET ,ASKUSH TE MOS MENDOJN SE VRET DHE SDO VRITET GRABIT DHE SDO NDESHKOHET , ASHTU SIC NA MONITURONI MONITUROHENI NGA NJERZIMI ASHTU SIC NA RESPEKTONI DO RESPEKTOHENI NGA 7.8MILIAR BANOR TE TOKES ,DHE AQ SA DO I JEPNI KETI NJERZIM DO MERRNI HARRUT QE NJELLOJ KEMI TE BARABART NDERIN PORONEN JETEN TE SHEJT HARRUT SE NJELLOJ E DUAM TE VERTETEN PER VETE TE GJITH POR QE ZOTI MALLERISHEM SI FUNKSION DOBI ZGJILLJE PER NE ME URTESI NA KESHILLON QE PER TE GJITH NE MENYRE TE NDERSJELLT TA RESPEKTOJM DUAM MBROJME DHE TJERVE SI VETEN BARABAR JU KUJTOJ QE AJO QE PO JU ZHDUK NGA FAQA DHEUT ESHTE VETEM EGOJA JUAJ PER PUSHTET PARA ATE KENI ARMIKUN TUAJ TE PARE,LUFTOJENI FRENOJENI ,SE SJUA DURON KUSH ME STOLERON KUSH ME PASI KALUT KUFIJT DHE SKEMI KOH PER TE HUMBUR ,NESE SPYETNI PER ASGJE TONEN DIJENI SE KUR TE SJELL MOMENT ZOTI PER NE KET KOMB SDO PYETNI AS JU ,CILI DO QOFT KOSTOJA QE JU PREK RECIPROCITETI ESHTE PJES IMUNITETIT NJERZOR KUPTOJINI GJERAT NE KOH JU PARALAJMROJ
QEVERIA E KOSOVE ESHTE LEGJITIME DHE VEPRON PER INTERSAT E KOSOVES .