• |
ide | kryesore

Tavo fiton thellë bashkinë, por humbet Himarën

Arkiva, Kryesore, Lajme
gjik tavo



Vota e mbi 8 mijë qytetarëve të bashkisë Himarë ndryshoi kah brenda një viti ashtu sikurse kryetari i ri i bashkisë kapërceu ulberin për tu shndërruar nga Lsëist në Rilindas. Në një sistem ku gjithshka shkon në favor të Edi Ramës Tavo mori 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria, një emigrant në SHBA, i afërt me lobin grek mori 3545 vota. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave edhe zyrtarizimin e fitores së Tavos duke folur për një proces normal: “Ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë, u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqën zyrtare të internetit të KQZ-së dhe Aplikacionin KQZ”.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati:Himara, si fundi i farsës

Nga ana e tij, Tavo në deklaratën e parë falënderoi përzemërsisht Edi Ramën dhe strukturat e tij të Partisë Socialiste për mbështetjen e dhënë, ndërsa përsëriti propozimin që i kishte bërë para zgjedhjeve Gjikorias për të marrë postin e nënkryetarit të bashkisë.

Screenshot_1

Ndërsa socialistët e pritën me brohorima dhe festë numërimin e kutisë së fundit në ora 06 20 të mëngjesit, kundërshtarët e tyre kanë vazhduar të denoncojnë problemet me këto zgjedhje të pazakonta. Sipas opozitës shumë persona nuk janë lënë të votojnë, të tjerë janë zhvendosur nga Gjendja Civile për tu regjistruar në Himarë dhe ka pasur një prezencë të ekzagjeruar të administratës shtetërore. “Ajo që ka ndodhur ditën e djeshme është proces votimesh dhe jo zgjedhje. Kjo nuk ishte i papritur për ne, dhe në totalin e vet ka qenë e pritshme, t’i heqësh Himarës 6 mijë banorë që të votojnë, kjo është kriminale. Po t’i bëjmë një skanim rezultatit, në kemi marrë 300 vota më pak se herën e kaluar, ndërsa Rama është rritur me 1700 vota. Si ka mundësi që ndodh kjo gjë kur kryetarin e tij e ka në burg, kryetarët i emëron si të dojë dhe ka bërë masakër me pronat dhe të rritet me 1700 vota?” ka deklaruar përfaqësuesi i opozitës Skerdjan Dhuli.

Të gjithë ata që Rama vodhi nga “tava” e Metës

Sipas një vëzhgimi paraprak që ka kryer agjencia BIRN një diferencë e ndjeshme prej 1024 u krijua në Horë Vranisht. Artikulli vërente se pavarësisht se fituan bashkinë, socialistët nuk e morrën dot Himarën qendër. “Himara votoi të dielën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama por gjithsesi asaj i duhet të pranojë kandidatin socialist, i cili fitoi falë votave të marra në shumicë në njësinë administrative Horë Vranisht si dhe në ish-komunën Lukovë”. Të dyja këto komuna ia janë shtuar Himarës pas reformës administrative që Rama votoi në vitin 2015.

Vangjel Tavo zgjidhet kryetari i ri i bashkisë Himarë

Zgjedhjet në Himarë u zhvilluan nën tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë të shkaktuar pas burgosjes së kandidatit fitues së një viti më parë Fredi Beleri. “Beteja e zhvilluar së fundmi nga qeveria shqiptare ishte me të gjitha mjetet për të parandaluar një tjetër surprizë të pakëndshme me zgjedhjen e Petro Gjikorisë, i cili mbështetet nga Omonia dhe partitë opozitare dhe është pasardhësi i koalicionit me të cilin Beleri fitoi zgjedhjet e majit 2023. Ajo donte që kandidati i “importuar” nga Dropulli, ish-deputeti i Partisë Socialiste Vangelis Tavo të fitonte me cdo kusht” shkroi Protothema.

©Lapsi.al

 


13 Comments

  1. Tani, e morët vesh pse duhen patronazhistët?
    Sepse ata kanë 4 muaj që kapin votuesit socialist, që të shkojnë në votime.
    Kanë 3 muaj që kanë kapur ata votues socialistë që ju kishte skaduar karta, duke i nxitur të shkonin të bënin kartën.
    Ndërsa Saliu me Nokën vetëm dje e morën vesh se kishte zgjedhës që i kishin kartat të skaduara.
    Dhe vazhdojnë ankohen.
    Kujt i ankohen? Po nuk punove gjatë vitit, mos prit rezultat ditën e zgjedhjeve.
    Dhe ndërsa PS ka filluar punën për zgjedhjet që do të bëhen pas gjashtë apo shtatë muajsh, PD ose është në gjumë, ose është poshtë ballkonit të Salës.
    Pastaj ankohet se ja vodhën zgjedhjet.
    Ndërsa patronazhistët vazhdojnë të jetojnë të lumtur edhe për dhjetë vjetë të tjerë.

  2. Edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot:
    – i fali Greqisë me firmë 6 milje në detin Jon
    – i fali 6 varreza ushtrësh grek në jug të Shqiperise.
    – i fali ndryshimin e kombësisë me ligj per 320 euro.
    – i fali censusin me bazë erniko-fetare.
    Në fund të jetës donte ti falte edhe Himarën tonë.beleris dhe salihu me vjedhje dhe fituan me 29 vota,aq sa beleri vodhi bleu dhe shkoje ne burg dhe tani po e perdor mire sapunin o shpellkare te salihut.

    1. Te shkerdhevishin shpellaret e Bershes ty e te gjithe rracen tende te kelysheve te zene kanaleve te koperatives o shpellkar i te morrave te kuq te jugut.

    2. Po pas 12 vitesh qe po e zbraze kete vend palikari Ramazon o bq patronazhiste fajin saliu e ka…
      Po prodhimet bujqesore qe hidhen dhe fermeret pa mbeshtetjen financiare te palikarit ,saliu e ka fajin….
      Po pushtimi me turist qe kalojn tranzit por qe marrin buk me vehte dhe nuk ka konsum ketu ,saliu e ka fajin..
      Po legalizimet qe kane 12 vjet qe nuk mbarojn kur palikari tha mbarojn mandatin e pare ,saliu e ka fajin…
      Po grabitjen e prones dhe daljen i persekutuar i xhaxhi spiros qe ju ka shkerdhyer familjet shqiptarve ,saliu e ka faji…etj
      Fajin e kane delet qe ulun koken ,milen ,qethen,theren ju marrin qingjat dhe nuk reagojn por votoj me moton rrofte partia ,suksese ne jete

  3. Diktatura nuk brirë!!! Ka njerëz që e duan jetën nën të. Ju pëlqen të poshtërohen,të hanë një herë në ditë,ti lënë pa ujë duke devijuar lumin,pa tokë veçse të rojë udhëheqësi e partia!!!

  4. Tavo regjistroi votues nga Dropulli në Himarë, familjen e vëllait dhe ish-kryebashkiakut. Dikur transferonte votues (antarë të fisit të krushqisë) nga Kuçova në Gjirokastër. Mjafton kaq për t’a cilësuar si një manipulator dhe një klloun demokracie fasadë. Këto janë palaçollëqet e rilindjes që shpik vetëm mënyra si të vjedhë, blejë apo manipulojë zgjedhjet.
    Jeni në 2024 dhe këta palaço akoma tallen me zgjedhjet dhe votën. Kur i kishte mbi 1mijë vota plus Tavo, pse transferon ca anëtarë nga fisi? Me kë tallen këta?! Iu lumtë kur populli nuk ngrihet në protesta, dhe ju lumtë kur kanë të bëjnë me Saliun Nongrata i mbyllur në shtëpi, që di vetëm të qahet sikur Rama vjedh zgjedhje, s’kemi ç’bëjmë thotë doktori.

  5. ky komunist i pakurueshëm, ky stalinist i pandreqshëm, ky i çmendur që duhet lidhur dhe hajdut që duhet burgosur, është gati t’i fali të gjitha edhe po t’i mbetet vetëm penxhereja.

    Por është vonë. I ka dalë boja. I ka rënë varaku.

  6. E dimë tashmë se për Sali Berishën dhe çetën e tij të ekstremistëve, të vetmet zgjedhje korrekte janë ato që fiton ai, prandaj bla bla-ja e zakonshme për votat e vjedhura edhe këtë herë nuk ka për të prodhuar asnjë avantazh.

  7. Krenar për Tropojën fisnike, për traditat, zakonet, besën dhe bjeshkët e tyre të jashtëzakonshme”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe një video.

    Kësaj i thonë në shtëpinë e Berishës ka vaki, Ilir Meta nga ana tjetër ha dhe pi

  8. Himara Autonome
    ZTavo
    Ka harurar qe sekretaret e partis nuk kane pate vlere tek Himarjotet e vertete ne kohe te xhaxhit

    E jo me sot ne 24
    Ne vitin 1924
    Ne Himare esht vrare nen prefekti Veiz Pipa

    Per percarje dhe mohimine
    Te drejtave e privilegjeve ne Himare
    Himara
    Te pret te respekton
    Por te jep dhe pergjigjjen qe i takon
    Po e shkele ne kallo

    Cdo kush we esht ne qeveri e pushtet
    Duhet te matet e te mendohet mire
    Se cfare do thot e do bej

    Sot Himar sesht vetem
    Himara ka ndihmen e z Micotaqit
    Ndihmen e lobit Grek ne Amerike

    ZBeleri Eurodeputet
    Ka forcen e shpirtit luftarak te bijve dhe bijave Himarjote
    Si ata qe jetojne ne Himare dhe
    Ata qe jetojne ne emigrim
    We nuk do te lejojne qeverin e shqioeris
    ZTavon
    Te beje ci do qejfi ne Himare

    Himarjotet do te mbrojne e skrifikojne per te mbrojtur trojet e tire
    Te gjith paregullsit vjedhjet e mashtrimet ne Himare dhe
    Krahinen e saj
    Do zgjidhen ne meniren e ligjshmerise demokratike
    Duke rrespektuar te drejten e pronarit te ligjeshem
    Jo pronarit qe sht ber pronar nga bandat politike shteterore shqipetare
    Ato dhe ata qe kane zapetuar trojet Himarjote pa drejtesisht do cpronesohen
    Dhe prona do shkoje tek i zoti
    Qofte president qofte krieminester wofte krietar bashki
    Qofte bagapont apo mafjoz
    Himara ka zot
    Himara ka ushtri
    Himara ka agjendkombetar e nderkombetar
    Himara ka dipllomat politikane

    Gjeneral dhe ushtar
    Ku qeverit e shqiperis do te perballen me kete ushtri
    Per te mbrojte te drejtat e vet vetes te krahines dhe Hìmares

    Mbrojtja Himarjote esht e pa thieshme
    Cdo armik i Himares
    O ka lene kockat ne Himare
    Oesht Aratisur si
    Fan Noli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *