Policia e Shkodrës ka asgjësuar 2944 mijë bimë kanabis sativa, në kuadër të operacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”. Policia njofton se:
-Në Shalë dhe Postribë janë asgjësuar 988 bimë kanabisi
-Në Temal dhe Hajmel janë asgjësuar 1809 bimë kanabisi
-Në Iballë janë asgjësuar 147 bimë kanabisi
Autoritetet thanë se ka nisur puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.