Fitorja me 1500 vota diferencë në Himarë është nga ato përmbysje të rezultatit që del jashtë logjikës së analizave politike. Një vit më parë, socialistët dolën të humbur përballë Fredi Belerit. Kandidati i opozitës kishte përkrahjen e shtetit grek, por mbante mbi shpinë ngarkesën negative të së shkuarës, kur ishte akuzuar për vrasjen e ushtarëve shqiptarë në kufi, shoqëruar me një vendim gjykate për përdhosje të simboleve kombëtare. Edhe pse e arrestuan dhe e futën në burg, Beleri fitoi me 19 vota diferencë kundër Jorgo Goros.
Ngjarjet që pasuan në muaj në vijim, u dhanë të drejtë himariotëve. U vërtetua se ishte bërë batërdia me pronat e vendasve. Të paktën në një rast kishte gisht direkt kryeministri Edi Rama, që konsideroi strategjik investimin mbi një pronë të grabitur. U vërtetua se në grabitjen e pronave ishte i përfshirë i humburi Jorgo Goro, që u arrestua nga SPAK bashkë me vartësit e tij në bashki.
Lexo edhe: Arrestohet socialisti Jorgo Goro, prangosen edhe 4 persona të tjerë
Supozohej që skandali i investimit strategjik ku kishte dorë Edi Rama, miku i tij Artan Gaçi, ministrja e tij Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku i tij Jorgo Goro ta thellonte humbjen e Partisë Socialiste. Në fakt, ndodhi që u thellua fitorja e PS, me një diferencë shumë herë më të lartë.
Përmbysja në Himarë ishte e pritshme, sepse nuk është hera e parë që ndodh. Pas një skandali, pushteti gjithnjë ka fituar akoma më shumë vota se më parë.
Ka ndodhur në zgjedhjet e pjesshme të Vorës, kur kandidati që u ofroi Partia Socialiste qytetarëve kishte fshehur një dënim në Greqi për përdorimin e monedhave të falsifikuara. Zbulimi i dënimit çoi në arrestimin e Agim Kajmakut.
Kur zgjedhjet u përsëritën, Partia Socialiste fitoi bindshëm me thuajse 70% të votave. Qytetarët e Vorës ia dhanë prap votën socialistëve. Disa muaj më vonë, Kajmakun e arrestuan në Itali për trafik kokaine.
Në Lushnje, SPAK zbuloi se si kryetari i bashkisë, një socialist i hershëm si Fatos Tushe i vidhte paratë e taksave me miqtë e tij nëpërmjet tenderave të trukuar. Në media dolën bisedat e përgjuara. Nga përgjimet kuptohej se qytetari i parë i Lushnjës i ndante paratë e taksave sipas interesit të tij.
Fatos Tushe u arrestua bashkë me disa zyrtarë të bashkisë dhe ende nuk i ka mbyllur hesapet me drejtësinë.
Por në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022, socialistët fituan në Lushnje me Eriselda Sefën, edhe pse kishin ofruar për qytetar të parë një hajdut.
Ajo që ndodhi me Safet Gjicin në Kukës është një tjetër rezultat i palogjikshëm në zgjedhje. I kapur në skandalin seksual në zyrën e tij, emri i Safet Gjicit u shndërrua në simbol të përdhunimit të çdo lloj korrektese apo etike minimale që duhet të ketë një pushtetar. Video e seksit në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kukësit ishte përdhosje e çdo lloj marrëdhënieje të pushtetit me qytetarët që i kishin dhënë votën.
Por kur zgjedhjet u përsëritën, kandidati i Rilindjes fitoi prap. Madje ai e mundi kandidatin e opozitës me dyfishin e diferencës së votave të Gjicit.
Paaftësia e një komuniteti për ta ndëshkuar me votë partinë që shkakton skandale të bujshme, të kujton sindromën e Stokholmit, kur pengu shfaq mirëkuptim dhe afeksion për pengmarrësin. Ngjan sikur sa më flagrant të jetë abuzimi me pushtetin, sa më shumë trafikantë droge, sa më shumë hajdutë, sa më shumë përdhunues t’i vendosen mbi krye, aq më shumë populli ia zgjat pushtetin një partie.
Si kundërshembull qëndron rasti i zgjedhjeve të vitit 2017 për bashkinë e Dibrës.
Në vitin 2016, qytetarët dibranë panë video-skandalin seksual të kryetarit të tyre të bashkisë, Shukri Xhelilit. Ashtu si në Himarë, si në Lushnje, si në Kukës dhe njësoj si në Gërdec, kandidati i radhës që solli qeveri nuk u ndëshkua. Përkundrazi mori më shumë vota se paraardhësi.
Vetëm se për zgjedhjet e Dibrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri në përgjim disa personazhe të krimit dhe disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të dyshuar për blerjen e votave. Dosja 184, që u mbyll më vonë, shërben për të kuptuar se çfarë ndodh në të vërtetë gjatë votimeve.
Përgjimet e telefonatave tregonin se në zgjedhjet e pjesshme, e gjithë qeveria, përfshirë edhe kryeministrin Rama vinte në punë një mekanizëm kërcënimesh, shantazhi, manipulimi dhe blerje votash që kishte vetëm një objektiv, fitoren e thellë të bashkisë.
Shefat e policisë përdoreshin për të bllokuar votuesit e opozitës. Vetë policët, të urdhëruar nga Ministri i Brendshëm shpërndanin para për blerjen e votave. Të fortët shantazhonin grupet kundërshtare dhe udhëhiqeshin nga deputetët e Partisë Socialiste. Ndërsa deputetë të tjerë kërcënonin emër për emër mësues dhe punonjës të administratës për t’i marrë votën.
Dosja 184, faktoi shantazhet mbi administratën, përdorimin e bandave dhe shpërndarjen e parave për blerjen e votave si pjesë të një mekanizmi të diktuar direkt nga Edi Rama dhe ministrat e PS.
Lexo edhe: Rama nga Himara: Është çmenduri kur thonë që ne blejmë vota!
Lexo edhe: Faktet/ A ka qenë Arben Keshi në polici.Cili gënjen Rama apo BILD?
Lexo edhe: Kronologjia/ Si u shkërmoq “dosja 184” për vjedhjen e votave në Dibër
Vetë Rama u përgjua duke folur në atë kohë me Arben Keshin, një nga personat që shpërndanin para për blerjen e votave. Telefonata u publikua nga tabloidi gjerman Bild. Rama nuk u thirr asnjëherë në prokurori, ndërsa dosja u transferua në Dibër për t’u mbyllur me dënime të lehta për policët. Juridikisht, dosja nuk ka më vlerë.
Por përgjimet mbeten si shpjegimi më i mirë i rezultateve të palogjikshme në zgjedhjet e pjesshme, kur sa më i madh të jetë abuzimi, aq më shumë shtohen votat për pushtetin./Lapsi.al
Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë pic.tëitter.com/AEuY06ëGes
— Edi Rama (@ediramaal) June 17, 2019
Bithqirat e qimares, hani pak tavos mutis me xaxiqis, mos harroni sallaten me nene e moter.
PS po gabon rëndë duke fituar zgjedhjet pas çdo skandali.
Ndërsa PD e cila vetëm humbet mbas çdo skandali të PS, është për tu vlerësuar.
Edhe gjashtë muaj dhe vijnë zgjedhjet e përgjithëshme.
PS po gabon përsëri, sepse ka filluar fushatën për ti fituar ato zgjedhje.
Ndërsa PD është parti europiane dhe me kulturë.
Në PD nuk e dinë fare se pas 6 muajsh ka zgjedhje.
Humb nje e humb dy pale zgjedhje , pastaj tre e kater . ore do mbaje pergjegjesi njeri per keto humbje aopo varja ? Para se te beni rrotacion politik beni rrotacion brenda partise se nuk shkohet larg me te njenjtit surreter te shpifur .
Hajduti ne kish dale ne foto me ca shurra perreth dhe décidera ishte : Gjeli mes pulave.. Sulltani eunuk mes pulave do ishte me mire.
bravo bushati! per kete gazetari qe po ben meriton mirenjohjen e cdo njeriu normal ne nje anormalitet te imponuar nga rama
Bith qirë më duket je ti o djalë. Nga i gjati e ha çdo ditë. Himara ja tregoj vendin psikopatit dhe ku je akoma.
Mirenjohje per gazeten Lapsi.al per korektesine e shkrimeve reale dhe shume objektive pa sharje e fyerje po shkrime me fakte.Falemnderit
Me 6 mije votues te dyshuar pro-Himares, eshte e sigurte qe Tavo ka humbur minimalisht me 3500 vota! Mendoj qe tashme te huajt nuk duhet te shkelin mbi dinjitetin e tyre, mbi parimet e demokracise te vendeve qe perfaqesojne dhe te fillojne te flasin ate qe shohin dhe kuptojne! Shqiperia prej 2 mandatesh po vidhet masivisht vota, dhe me voten e vjedhur te gjitha pasurite e Shqiperise po zhvaten si ne Mesjete!
Po si jua thirri emrat kandidati i opozitës Petraq Gjikuria, këtyre që kishin shkuar nga Tirana për ta mbështetur?
– Qirje Flamuriqis Nokqiris.
– Qirje Iviqis Kasqiris.
– Qirje Tediqis Blushqiris
E kuptojmë natyrshëm pse e vunë dorën në prapanicë, Muli, Ivi dhe Tedi, kur dëgjuan se si ja deformuan emrat grekët, por ishte vonë. Ruajtën bythën dhe nuk folën dot një fjalë.
Dhe kur e shikojnë videon sot në you tube, nxihen në surrat.
Kur ra Shkodra pas nje rezistence 30 vjecare, cfar mund te presesh nga Himara e vogel.
Ashtu si renia e Shkodres dhjete vjet pas vdekjes se Skenderbeut shenoi zhytjen e Shqiperise
ne terrin e pushtimit turk 500 vjecar, ashtu edhe renia e Shkodren ne vitin 2023 rrezikon te
zhyt Shqiperine ne nje nate te gjate rilindase dhe nese gdhin ndonjehere , do te gdhije nje
Shqiperi e tjetersuar, nje Shqiperi e gjymtuar, nje Shqiperi shumekombeshe ku shqiptaret do te
jene pakice ne vendin e strergjysherve te tyre. Por nese Turqia edhe pse e mbajti larg zhvillimit
bashkekohor te Europes prapeseprape e ruajti deri diku te paprekur Shqiperine, pushtimi rilindas
do ta shperbeje ate pa piken e meshires dhe ne nje kohe shume te shkurter. dekadat rilindase do
te jene shume me fatzeze per Shqiperine sesa shekujt e pushtimit osman. Vetem i PLOTFUQISHMI
mund ta shpetoje Shqiperine, AI qe e ka shpetuar nga rreziqet ekzistenciale per mijera vjet
shpresojme se do ta meshiroje Shqiperine dhe do ta shpetoje edhe kesaj here,
Ne si popull jemi skkandal
Jo ju jeni derrraaaaaa pedofila idiotë që shiteni për 50 lek jeni njisoj si shoqëria civile si intelektualët që shesinmoralin te derrrrr Edi gomar Rama që meriton plumbin në mes të ballit
Ke harruar Rregezhinen
Hahaha Bushat, si gjithmone thua gjysmen e se vertetes. Ana tjeter eshte se opozita nuk ofron alternative, prandaj nuk krijohet fryme, elektorati gri e ndjen qe nuk ndryshon gje dhe nuk voton. Sa te kete Salen dhe Liken perballe Rama eshte mbret. Kete e kane kuptuar te gjithe, edhe ti. Leri kacavjerrjet ne xham dhe bjeri problemit ne koke!
Elektorati me ngjyre gri te murrme, po ta quaje veten me mend, te pakten ta hedhe voten ne partitet e tjera. Qe keto pelat mos kene shumicen. Por as kete gje se ben! I pelqen te haqe jonxhen dhe te shohe yjet, se mbase kalon ndonje komete, ku i dihet.
Thjesht bageti!
Po kari po
Se viviamo un periodo ecezionale. Secondo mio modesto parere , non ce altro solo la degenerazione della raza umana. Da una parte i potenti, i ricchi,
banchieri, politici corrortoi. Dal altra parti popolo nella corsa di vivere secondo modeli proposti, nella poverta sirituale ed economica.
Quando, ambicia, lusso, i soldi, carriera, voglia di farci vefere, i palzzai di lusso come lugo di ” preghiera ” ed comploti.
Tutti siamo chiamati nella prova della verita, per trovare Dio
Ju e mbyllni shkrimin duke thene : ” sa më i madh të jetë abuzimi, aq më shumë shtohen votat për pushtetin ” .
Pyetja eshte pse ndodh kjo ?
Pse sekti mavi me kalimin e kohes , ne vend qe te konsumohen politikisht forcohen dite pas dite e vit pas viti ?
Qe ky qelbsi i gjate e ka çarçaforur kete vend ne ate fare feje saqe per ta rregulluar duhet me pare te shkaterrohet i gjithe ky sistem paçavure i ndertuar ne keto 32 vite pseudodemokraci .
Qe ky qelbesi i gjate e trajton shtetin dhe pushtetin sikur te ishte parti e tij dhe qe e konsideron shqiperine si prone te veten , as kjo nuk vihet ne dyshim .
Qe ky qelbesi i gjate perdor krimin si aleatin e tij me te mire as kjo nuk vihet ne dyshim .
Qe ky qelbesi i gjate e perdor injorancen (duke bere punesime pafund) per te vjedh e grabitur gjithçka qe i sheh syri e i thote rradakja dhe me pas te vjedh dhe te bleje çdo vote , as kjo nuk vihet ne dyshim .
Qe ky qelbesi i gjate duke perdorur kriminelet , shtetin , injorantet e punesuar dhe me perfshirjen direkt apo me heshtjen e drejtesise vjedh edhe zgjedhjet edhe kjo dihet dhe as qe vihet ne dyshim .
Qe ky qelbesi i gjate duke perdorur teorine e shkopit dhe karrotes rremben çdo zgjedhje d.m.th. merr te gjithe patronazhistet , te punesuarit dhe perkrahesit e tij , ble ate qe blihet dhe kerceno ate qe nuk bindet dhe ne fund mbretero .
Me pak fjale çfaredo zullumi , vjedhje apo maskaralliku qe i gjati ine te beje votat e ketij ne vend qe te bien vetem shtohen .
Athere naturalisht lind pyetja : me gjithe keto zullume , vjedhje apo maskaralliqe te te gjatit tone dhe te sektit antishqiptar mavi ç’po bene opozita , ku eshte ajo ?
Opozita mbas çdo humbjeje mjaftohet vetem me ca denoncime bajate qe me shume sesa ta zgjidhin e shtojne problemin dhe nuk kap thelbin e gjerave , rregulla loje dhe ndryshime kushtetuese . Beni ca denoncime ose justifikime tani dhe shifemi ne vjedhjet e radhes dhe ata qe e vuajne me shume jane opozitaret dhe shqiptaret e vertete .
Opozita eshte strukur ne cepin e ringut dhe mjaftohet me denoncime dhe pseudoprotesta qe me ate pjesmarrje te vaket me shume sesa ta dobesoje po e forcojne pushtetin e te gjatit tone . Me shume sesa denoncime duken si gjoba ndaj pushtetit .
Opozita me shume sesa ta kercenoje seriozisht pushtetin shikon interesat personale te nje grupi individesh qe e drejtojne ate , duke filluar nga Berisha dhe larot e tij qe i vijne nga pas .
Nga njera ane bejne akuza te drejta te superabuzimit me pushtetin nga ana e te gjatit tone dhe nga ana tjeter bashkepunojne me te deri ne tendera , pallate dhe gjithandej ku ka mundesi te kapi ndonje kacidhe . Bashkepunimi dhe tradhetia e radhes me kodin zgjedhor ishte deri ne ate pike sa ne kurriz te Shqiptareve dhe gjithe opozitareve po i garantojne pushtetin edhe per kater vite te tjera te gjatit tone .
Deri dje akuzonit Bashen se nuk ishte pare e degjuar qe nje kryetar opozite te ishte pasuruar ne opozite . Po per pasurimin tuaj(si elite e PD) ne opozite çdo te thoni ?
Deri dje akuzoja vetem te gjatin tone , por dale nga dale po kuptoj se problemi nuk qenka ai (ose te pakten vetem ai ) problemi me i madh qenkeni ju , ju qe me veprimet tuaja mjafoheni dhe jeni te kenaqur me te qenit opozite e sigurt e ketij vendi . Problemi jeni ju qepasuroheni ne opozite e bashkepunoni me kryehajdutin e gjate per ta per ta mbajtur kete vend te nenshtruar nga dy partite kryesore .
Sot jam mese i bindur qe e keqja me e madhe ju opozita e diskretituar e 2013 dhe vete z.Berisha . Tani jam mese i bindur se ju z.Berisha kurre nuk ju ka interesuar fati i Shqiperise dhe i Shqiptareve , gjithçka e keni bere per menderen dhe familjen tuaj .
Por mos harro ne 2025 nuk ka me justifikime , thjesht largohu si tradhtar dhe deshtak i ketij vendi .
Po shqiptaret ku jane , ç’presin ti ndodh me shume qe te reagojne ?
Shqiptaret kane ngel si zogjt e korbit , si gjithmone te tradhetuar nga elita e saj .
Shqiptaret kane ngel ne mes te kater rrugeve e nuk dine nga tja mbajne dhe kane gjetur si zgjidhje largimin . Keq me te ligun e keq me te “mirin” qe na doli me i lig se i ligu .Vellezer , keta plehrat e politikes nuk na kane lene rruge tjeter perveçse ti kundervihemi ature me te gjitha forcat dhe mjetet e mundeshme . Nese tani per tani nuk e kemi ate force , te pakten perçojini keta horra qe nuk dine gje tjeter veçse te na vjedhin dhe poshterojne . Perçmojini keta horra te pushtetit dhe parase . Poshteroini me fjale , perçmojini me vote .
P.S.
Degjojini recitimet e Basri Lushtaku per te kuptuar sado pak filozofine e jetes dhe per te kuptuar se ne kete bote jemi vetem kalimtar dhe se me vete nuk marrim asgje tjeter perveçse cipen (nderin) .
ti mire e ke thene po kujt ja thua si keta qe jane ne pushtet si keta ne opozite nuk e kane problem qe ti shash me rope shpije e motra gra mesa nipa e prag familje ju hyn nga njeri vesh dhe u del nga tjetri jane pa ndere pa dinjitet pa turp shesin cdo gje per leke e intresa dhe nuk ju intereson populli hiq madje e konsiderojne skllav qe duhet te punoje per ta per eliten e hajduteve dhe te pa ftyreve por mire ja bejne ketij popull qe shitet per nje sufllaqe e per nje thes miell ose 50 euro me kodin zgjedhor edhe me injoranti e kuptoj se sala medoj per vehten mbajti afer vehtes ata qe i lepihen dhe disa injorante, une jam i djathet por me kete qe beri saliu ps do rrije ne pushtet gjate jo te katertin mandat por edhe te pestin e te gjashtin.
Ceshtja eshte me e thjesht se sa duket
Ekziston nje teori e cila thote qe sa me shume ta keqtrajtosh nje popull aq me shume te do ai.
Eshte nje opsion , por nuk mendoj se eshte e vertete.
Qeveritaret e sotem e dine shume mire,qe ata nuk e kane marre me tapi kete vend,do vije dita qe do te bien nga pushteti,e dine shume mire qe burgu i pret se nuk kane lene gje pa vjedhur e pa marre ketij vendi,ndaj perpiqen te mbajne me cdo kusht pushtetin me lloj lloj menyrash,tmerrohen kur mendojne se do tju vije dita shpejt ,ndaj ne cdo zgjedhje mobilizohen akoma me shume per te vjedhur akoma dhe akoma me shume vota.
Keshtu ata relaksohen,kenaqen ,pasi mendojne se e hodhen edhe disa vite,por qe edhe koha e tyre do te vije,se vjen gjithmone.
PD në Himarë, rezultoi me vota të humbura për PD, me prestigj të humbur dhe me një fundosje dhe më të madhe politike, pas marrjes së vulës dhe logos aq shumë të ëndërruar.
Përpjekja e Berishës për ta bllokuar këtë debat dhe për të bërë thirrje donkishoteske për revolta, mos njohje zgjedhjesh etj, janë thjeshtë përpjekje për të mos dhënë llogari për humbjen dhe degradimin e PD tani që ai është në krye.E thjeshte fare per ta kuptuar,ai qe do te kuptoje,sa te jene perballe njerzit qe kane vrare vjedhur pronen,percenuar,perdhunuar vajzen e demokratit pashko,djegjen qe udhehiqen nga komunisti salih karaxhic berisha,thellimi do te vazhdoj.
Lufta ndaj te keqes mbetet imperative deri sa mbi kyte toke te mbizotërojnë paqa dhe siguria.
Politika e SHBA dhe aleateve te saje ka qene dhe mbetet e keqja absolute e njerëzimit.
Ore, Rilindja dihet si e thellon rezultatin në zgjedhje. Dihen tashmë metodat e presionit me vendin e punës, transferime të farefisit apo krushqisë për ca vota më shumë, blerje votash,etj etj. Regjimi kudo dihet si i shfrytëzon pozitat dhe pushtetin. Problemi është reduktimi i opozitës në këto nivele të tanishme, tkurrja e saj , më saktë PD, sepse doktori po mban peng partinë për hallin e vet. Pra, thotë “më votoni mua të marr lirinë e pastaj unë t’ju shpëtoj nga Rama dhe narkoshteti”. Një njeri në hall që del përditë majë ballkonit dhe deja vu përsërit të njëjtat gjëra për dumbabistat poshtë pallatit, këta “qëndrestarë” të kauzës së drejtë për lirimin e doktorit por të kamufluar sikur po qëndrojnë përditë për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri. Këto përralla janë bërë aq bajate saqë një njeri normal poshtë ballkonit do ishte çmendur e do i’a kishte thënë dy fjalë doktorit, të paktën pas humbjes së zgjedhjeve në Himarë. Nuk kalohet ushtria duke u qarë se kundërshtari të shpartallon ndërkohë që ti s’di të luftosh. Nëse nuk ke ushtarë dhe as armë, nuk shkon dot në luftë se je i mbaruar, o profesor doktor Berisha! Edhe sikur të kishe “ushtarë”, pra militantë, apo më mirë të themi edhe votues potencialë, duhet t’i frymëzosh, duhet të të besojnë. Politika është si në luftë , njerëzit duhet të binden që të jenë të gatshëm “të japin dhe jetën” për ty, se kuptojnë që mbështet një kauzë të drejtë, pra ata sakrifikojnë votën për ty me një qëllim madhor. Por ama kur shohin që ti je përkrah tyre përherë dhe je i gatshëm të bësh gjithshka për ata, dhe jo të jesh i gatshëm t’u vjedhësh gjithshka atyre në pabesi me pazare politike të fshehta, dhe “tua fusësh sa krahu” sa herë të jepet mundësia. Si do i frymëzosh duke qënë në hall? Si do të të besojnë kur të kanë provuar president deri në kohën e firmave piramidale, dhe kryeministër 2005-2013? Populli e di shumë mirë ça ke bërë, si bëheshin punësimet, se e vërteta është lehtësisht e gjetshme. Mjafton hap listat e të punësuarve në administratë, bashki e ministri gjatë qeverisjes tënde o doktor Sali, dhe e sheh ç’masakër ka qënë bërë me nepotizmat, militantizmat, ryshfetxhinjtë, të paaftët që janë futur në administratë etj etj. (Dhe e di si thoshin njerëzit? E mor se nuk di gjë Saliu për këto, i bëjnë ata vartësit poshtë! E njëjta gjë si me Ramën sot o doktor! Njerëzit kishin frikë të thoshin që peshku qelbet nga koka, dhe ajo kokë ishe ti, prandaj ata vartësit qelbeshin në korrupsion). Në këto kushte kur gjatë sundimit tënd doktor është përdorur pushteti për përfitime dhe favore personale, atëherë si do i bindësh shqiptarët që je shpresa dhe je më i mirë se Rama dhe Rilindja? Do thoni që ju jeni hajdutë më të mirë, që nuk do vidhni aq trashë sa këta? Këtë e ka thënë Shalsi dikur dhe ja doli bllof. Se ha njeri më atë gënjeshtër. Nëse pushtet nuk doni dhe nuk mund të keni ashtu si jeni katandisur me NonGrata dhe nën arrest shtëpie, atëherë çfarë kërkoni? 35% të mandateve për deputet të parlamentit? Pra ca mandate për servilët e bindur, miqtë dhe mbështetësit e financuesit tuaj? Ky ishte vizioni i të ardhmes së ndritur?! Kështu do rrëzoni regjimin, me privilegje për një grusht njerëzish dhe tallje me votën e popullit? E më pas duke u qarë sikur Rama ua vodhi apo bleu votën? Në fakt kaq ishte, se ju këtë e keni vërtetuar tashmë se çfarë doni të arrini në zgjedhjet e 2025! Mjafton të shikoni kë bëtë anëtarë të këshillit bashkiak në zgjedhjet e fundit, pra shërbëtorët dhe servilët tuaj, si avokat Genc Gjokutaj, Beti Njuma etj. (Mqs ra llafi, e përshëndesim Betin se do jetë me siguri duke bërë pushime në ndonjë jaht, siç bëri vjet me të shoqen e Belindit, se publikisht i qajnë hallin varfërisë së popullit por realisht i qajnë hallin vetëm doktorit dhe xhepit të tyre).
Po ku i merr dot PD 35% të mandateve! As me Partinë e Metës nuk i bën dot aq. Të marrë aq doktori është njeriu më i lumtur në botë . Se do thojë që nga burgu dhe NonGrata morri 35% . Imagjino të ishte i lirë . Ata do katandisën si kokoshi një thelë. Por tani i mbajnë ison Gaz Bardhi, Gjekmarkaj &CO sa të kapin ndonjë vend të sigurtë në listë për deputet pastaj ciao! Është luftë, vërtet , por jo luftë për parime demokracie, jo luftë për një kauzë të drejtë por listë për rroga të majme, privilegje, imunitet, afera dhe pazare. Dhe këtë gjë më mirë se doktori nuk e di askush!! Dhe sa të ketë një grusht dumbabistash poshtë ballkonit ai do vazhdojë nga e hëna në të djelë, si fasoneri politike private duke broçullisur të njëjtat gjëra. Taksirat I atyre banorëve të pallatit të doktorit që iu çahen veshët përditë nga serenatat politike të Saliut!!!!!!
I kishte pra doktori “ushtarët dhe armët” në Himarë, pra 6000 votues me karta identiteti të skaduara. Pse faji i doktorit është që ata nuk rinovojnë kartat???!!! Doktori ua mbushi mendjen nga Maja e ballkonit, ata shkuan të votojnë por nuk i lanë. Do thoni ju kush tha që ata 6000 ishin votues të opozitës!!! Kush tha që ishin 6000, dhe që të gjithë donin të votonin apo që shkuan të votojnë? E ç’rëndësi ka kjo! Rëndësi ka që doktori të besojë që ai është si Papë majë ballkonit dhe bind popullin liridashës për një kauzë të drejtë , pra lirimin e tij dhe rikthimin në pushtet. Jam kurioz, nëse larg qoftë do vinte prapë doktori në pushtet çfarë puramidashbtë reja mund të hapte? Se piramidat financiare dhe ato universitare private i provoi dikur!
Interesant si këndvështrim. Pra që t’i bindësh njerëzit të “shkojnë në luftë për ty”, pra që të shkojnë të votojnë ka dy mënyra: ose do i detyrosh, ose do i bindësh. Rama ka pushtetin, regjimin, pra i detyron, administratën, militantët, se i ka punësimet në dorë. Opozita ka në dorë vetëm bindjen, (sidomos të shtresës gri). Nëse nuk i bind dot, nuk i frymëzon dot të të votojnë, dhe kalon nga humbja në humbje , (madje nuk je i zoti t’i bindësh as që të rinovojnë kartat Id të skaduara), atëherë zotëri hap krahun, boll talle bythën me opozitarët nga maja e ballkonit se le nam!
“ Fitorja me 1500 vota diferencë në Himarë është nga ato përmbysje të rezultatit që del jashtë logjikës së analizave politike. ”
Që do të thotë? Që do të thotë që analizat politike të Lapsit nuk vlejnë sa një pordhë dashi.
Po o kar. Elektorati gri eshte pjesa me inteletuale e votuesit. Jo si puna jote qe voton dhe prape ke 12 vjet qe tasqebab po ha.
Ka bere vaki qe u kane dhene pare per votime dhe pasi nuk kane fituar, paredhenesit kane shku per te marre paret mbrapsht.
PS i ka strukturat lokale top. Njerezit e tyre ne terren punojne papushim per te evidentuar situatat, njerezit, problematikat. Dhe shperblehen per punen qe bejne. Kete sistem pune duhet te adoptoje edhe opozita nese do te vije ne pushtet.
Kush ka tru ne koke ( elektorati gri) ja ka bere mutin te dyja paleve . Keto baballaret e kombit po te kene bythe nqs nuk kalohet pragu i 60% pjesmarrja ne votime ti quajne zgjedhjet e pavlefsheme . Ai do jete verdikt populli . Pa keto vite dihet muzika , ne na qeveris shumica e pakices . Dmth interesaxhijte e bythelepiresit e partive.Mileti me tru ne koke eshte bere indiferent , shef hallet e veta e mendon te qerohet nga kjo toke shqiptare po qe nuk i perket me shqiptareve . Keta le ta kthejne kete toke ne hambar betoni se varr do i behet ne fund gjithe ai beton .
varret e pesë vëllezërve janë shkatërruar në Tropojë. Me ato ka mbaruar puna. Me Remzi Hoxhën ishte më e lehtë se nuk kishte nevojë për varr një trup e shpirt i hedhur në det. As për Ali Ukën nuk ka nevojë sepse trupin e tij e morën në Kosovë dhe ‘ia hoqën sysh’. Për 26 viktimat e Gërdecit që u dogjën të gjallë nga familja Berisha…, as për këta nuk ka nevojë për varre. Gërdeci është një fshat i thellë e nuk e shqetëson familjen mafioze. Viti 1997 nuk ka fare varre, edhe pse janë mbi 3000 vetë.