Shano dhe Hysen Islamaj, dy viktimat e tragjedisë familjare në Konispol do të dërgohen drejt Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë dhe shkakun e saktë të vdekjes. Sipas informacioneve pasi janë dërguar si fillim në morgun e spitalit të Sarandës, trupi i Hyso Islamajt, 69 vjeç dhe i Shano Islamajt u transportuan me ambulancë në mjekësinë ligjore në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shalës në Konispol rreth orës 07:00. 69-vjeçari Hysen Islamaj gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj. Pas kësaj i moshuari, është konfliktuar edhe me djalin e tij, Klemendin Islamaj. Ky i fundit e ka shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe si pasojë 69-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje. 40-vjeçari ndodhet tashmë i arrestuar, ndërsa po punohet gjithashtu për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
“pasi vrau te shoqen me sepate u ” konfliktua” me djalin…. Meno ca modifikimi bejn horrat shkruesa te mediave.
Tjeyri kur arrin ther dike me sepate, truri i ka fluturu ka marr malet. Dhe jo vetem ai. Ajo ka qene lufte perleshje brenda ne familje. Po lexoni si serviret nga shkruesat e sorres.