Elgit Doda ka reaguar lidhur me arrestimin e reperit Noizy.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram, Elgiti ka deklaruar se Noizy është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht.
“Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë (të jesh) i cenueshëm dhe tabelë qitjeje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit. Unë jam sot #MeNoizyn, artistin që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri”, shprehet Elgiti.
Më tej, vijon: “Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona kur shohim se drejtësia vepron me disa standarde?
Kur shohim se disa personazhe përdorin TikTok-un dhe rrjetet sociale për të na kërcënuar deri edhe me jetë? Më pas, i dalin zot dhunës së tyre verbale e prapë së prapë nuk u hyn gjemb në këmbë? Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ulëtat ndalohet pa pasur asnjë provë kundër tij?”.
Kush eshte Ky mooracak qe ha mut kot ketu e ngado !?
Si ka mundesi qe ka vemje,hajdute e kriminele qe suportojne dhunen edhe pse ishte me pasoja shume te renda ?Po nese kjo dhune do ushtrohej kunder ketyre qelbesirave qe siç duket i ka nxjerre per bythe edi rama dhe erion Veliaj ?
Si ka mundesi qe ju krijoni hapesira ne keto blogje ketyre çingijeve te pushtetit te kriminalizuar ne kete vend ?!