Emily Ratajkowski dhe Shaboozey kanë ndezur së fundmi aludimet për një romancë.
Një burim ka treguar për Page Six se modelja dhe këngëtari hynë së bashku në klubin e natës Musica për festën e publikimit të albumit të artistit Afrobeats Rema, organizuar nga Dream Hospitality Group.
Thuhet se Ratajkowski dhe Shaboozey, emri i vërtetë i të cilit është Collins Obinna Chibueze, ishin kapur për dore kur bënë hyrjen e tyre, duke ua bërë të qartë të pranishmëve të tjerë se ata ishin së bashku.
Një tjetër i ftuar në eventin privat ishte A$AP Ferg, i cili është mik me Remën, i njohur për këngën e tij hit me Selena Gomez, “Calm Down”.
Megjithatë, thuhet se të gjithë sytë ishin te Ratajkowski dhe Shaboozey, të cilët qëndruan pranë njëri-tjetrit.
“Ata padyshim po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë gjithë natës; ata nuk po përpiqeshin të ishin të matur”, ahroi një dëshmitar okular për Page Six.
Kjo është hera e parë që këngëtari , i cili u ngjit në krye të top-listave këtë vit, është lidhur me një person të njohur.
Ratajkowski, nga ana e saj, ishte e martuar më parë me Sebastian Bear-McClard dhe kanë së bashku një djalë 3-vjeçar, Sylvester Apollo.