• |
ide | kryesore

Përse Duplantis e përmirëson rekordin e botës çdo herë me vetëm 1 centimetër: e nënta herë, është gjeni

Sport, Video
Duplantis



Armand Duplantis fitoi medaljen e artë në kërcimin me shkop edhe në Lojërat e Parisit dhe konfirmoi, edhe pse nuk ishte nevoja, se është një nga më të mëdhenjtë në këtë specialitet. Suedezi, i nderuar nga shokët e tij, bëri një shfaqje pas përfundimit të finales, në të cilën ai theu edhe rekordin botëror, sërish me një centimetër. Për të nëntën herë ai ka përmirësuar rekordin botëror dhe suedezi po e përmirëson me inteligjencë me vetëm një centimetër çdo herë.

Lojërat Olimpike janë tradicionalisht një festë. Festa është fjala e duhur si për Duplantis ashtu edhe për garat e tij, po të kemi parasysh që edhe kundërshtarët e duartrokasin. Suedezi është tepër superior, fiton dhe e meriton të fitojë. ‘Mondo’ (siç quhet pseudonimi) fitoi medaljen e dytë të artë olimpike radhazi, të cilën e festoi me të dashurën dhe familjen e tij dhe duke imituar qitësin turk, u bë idhulli i internetit.

REKORDI I RI BOTËROR

Kur medalja e artë në Paris ishte tashmë e tij, suedezi, me origjinë amerikane, tentoi të thyente rekordin botëror dhe ia doli për të nëntën herë, duke kërcyer me shkop me 6.25 metra. E mrekullueshme dhe spektakolare. Stadiumi Saint Denis i dha një ovacion të drejtë. Rekordi i thyer me vetëm një centimetër. Përse suedezi e ngriti kaq pak stekën? Sepse ai është një dinak i madh përvec se një kampion i madh.

ÇDO REKORD I THYER VLEN 100 MIJË DOLLARË

Në fakt, federata ndërkombëtare (Ëorld Athletics) ka vendosur prej kohësh se çdo sportist që thyen një rekord botëror merr 100 mijë dollarë sa herë që thyen rekordin. Është e vetëkuptueshme që Duplantis duhet të përmirësojë rekordin e tij shumë pak për të marrë një bonus të konsiderueshëm. Ai e ka thyer rekordin në nëntë raste, gjithmonë me një centimetër dhe për këtë arsye ka fituar një shumë vërtet të jashtëzakonshme. Duplantis mban rekordin e kërcimit me shkop si indoor dhe outdoor, dhe do të ketë mundësinë ta përmirësojë edhe herë të tjera.

DUPLANTIS, REKORDET BOTËRORE NË KËRCIM ME SHKOP

Herën e parë që e theu rekordin ai kërceu 6.17 në Poloni në shkurt të vitit 2020. Më pas e përmirësoi me një centimetër disa javë më vonë. Më pas suedezi theu rekordin tre herë të tjera në vitin 2022, e fundit në Kampionatin Botëror në Eugene. Dy rekorde të tjera i theu në vitin 2023, përpara se të ngrihej në 6.24 dhe më pas në 6.25 në Lojërat Olimpike të Parisit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *