• |
ide | kryesore

Plagosja me thikë në Durrës/ Dy persona u konfliktuan për motive të dobëta, arrestohet autori

Lajme, Të fundit
Tiranë, policia



Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e mesditës së sotme në Durrës. Mësohet se 45-vjeçari R.Ll plagosi me thikë pas një konflikti për motive të dobëta 60-vjeçarin V.P.

Bëhet me dije se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.

Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *