• |
ide | kryesore

Shpërblimet e çmendura për Yulo, pas 2 medaljeve të arta në Olimpiadë: deri edhe kolonskopi gratis përjetë

Sport
Yulo



Carlos Yulo fitoi dy medalje të arta në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Gjimnasti nga Filipinet fitoi si në ushtrimet e lira ashtu edhe në kërcim kaluçi. Dy medalje historike për të dhe për të gjithë Filipinet, të cilat e festuan ngjarjen në mënyrë kolosale. Yulo do të gjejë një festë të madhe në shtëpi dhe mbi të gjitha ai tashmë e di se do të marrë një mori dhuratash. Çmime të të gjitha llojeve për këtë gjimnast që ka bërë historinë e sportit të vendit të tij. Yulo do të shpërblehet nga pushteti vendor me një shtëpi krejt të re, furnizim me ramen gjatë gjithë jetës dhe gjithashtu do të ketë mundësinë e kryerjes së endoskopive dhe kolonoskopive, pa pagesë.

YULO MBULOHET ME PARA NGA QEVERIA

Yulo është një gjimnast i lindur në vitin 2000 dhe është atleti i parë filipinas që fiton dy medalje të arta në Lojërat Olimpike. I gjithë kombi u çmend nga gëzimi dhe vetëkuptohet që gjimnasti është bërë hero kombëtar. Një vend i tërë është gati ta mirëpresë dhe Yulo e di tashmë se do të marrë disa çmime në para, shumë të mëdha, si dhe dhurata të llojeve të ndryshme. Ndërkohë, ai do të marrë 10 milionë pesos nga qeveria e Filipineve, që i përgjigjen afërsisht 160 mijë eurove. Më pas ai do të marrë edhe 6 milionë pesos (rreth 95 mijë euro) nga Dhoma e Përfaqësuesve. Deri më tani mbi 250 mijë euro, shifër kjo e rëndësishme.

EDHE NJË SHTËPI E USHQIM PËR GJITHË JETËN

Përveç parave të shumta, ai do të marrë mbështetje nga kompanitë vendase. Një shtëpi me tre dhoma gjumi në Taguig City iu dhurua atletit dhe dikush i garantoi atij një furnizim të përjetshëm me Ramen, por edhe me Mac and cheese (makarona me djathë në furrë).

Ndërsa presidenti i Filipineve, Marcos Jr., shkroi, “Filipinasit në të gjithë botën janë bashkuar, duke duartrokitur dhe brohoritur për ty”. Ndërsa ai me modesti u përgjigj: “Nuk e kam vënë re ende. Sot isha përgjumësh. Nuk dija çfarë të bëja. Por sot e bëra dhe e pashë.”

BISKOTA, NJË SMARTPHONE DHE KOLONOSKOPI FALAS

Përtej shpërblimeve financiare, shtëpisë dhe ushqimit falas për gjithë jetën (edhe për të dashurën), për të do të ketë edhe një iPhone 16, konsulencë inxhinierike falas, nëse nevojitet, mbulesë telefoni, biskota për gjithë jetën (nga një kompani e caktuar), set falas fenerësh dhe dritash mjegulle. E mes atyre që jepnin smoothie falas, apo dicka tjetër, ishte një mjek, një gastroenterolog që me sa duket i garanton kolonoskopi falas, por vetëm pasi të kalojë mbi 45 vjeç.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *