Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Pogradec. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në zonën e quajtur Agjensia.
Bëhet me dije se një grua është plagosur nga shpërthimi. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje, ndërsa policia po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Dritarja e banesës ka dalë nga vendi dhe ka përfunduar në rrugë. Ndërkohë, edhe muri i pallatit ka pësuar krisje nga shpërthimi.