Një bombol gazi shpërtheu ditën e sotme në Pogradec. Shpërthimi i fortë shkaktoi panik dhe shqetësim tek banorët e zonës.
“Sikur ra tërmet me zhurmë. Jemi trembur nga kjo ngjarje” thotë një banor i zonës.
Nga shpërthimi i bombolës në katin e dytë të një banese ka mbetur e plagosur 71-vjeçarja E.P e cila u dërgua në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm. Bëhet me dije se plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale, duke nisur nga dritarja e apartamentit e cila përfundoi në rrugë, e deri tek muret e krisura.