• |
ide | kryesore

170 mijë banesa bosh, tjetër shifër mbi përmasat e shpopullimit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Monitor publikoi një të dhënë tjetër nga Censi i fundit, sipas së cilës 170 mijë banesa në të gjithë vendin janë bosh. Shifra është sa 40% e të gjithë banesave në Shqipëri, që numërohen të jenë në total rreth 431 mijë.

Të dhënat ndihmojnë për të kuptuar në ç’masë kanë emigruar qindra mijëra familje, por hedhin dritë edhe për industrinë e ndërtimit që njeh vetëm rritjem, pavarësisht tkurrjes së popullsisë. Edhe një herë tjetër, statistikat zbulojnë se investimet në ndërtim i dedikohen kryesisht parave të pista që vijnë nga jashtë.

Deri më tani ishte raportuar se 40 mijë apartamente bosh ishin vetëm në Tiranë. Informacioni ishte marrë nga OSHEE për banesat, që kishin një kontratë, por nuk paguanin energji elektrike.

Nga të dhënat e para të Censit u mësua se 419 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin në 10 vjet vitet e fundit.

Sipas këtyre rezultateve në Shqipëri banojnë gjithsej 2 milion e 402 mijë e 113 banorë.

Qeverisja, nga tallja te propaganda dhe ligjet izolacioniste

Të dhënat që dëshmojnë largimin e thuajse gjysëm milioni shqiptarëve në 10 vitet e fundit nuk janë komentuar nga kryeministri Rama. Megjithatë qeveria është detyruar ta njohë fenomenin që po gërryen ekonominë nëpërmjet ikjes së profesionistëve dhe me mungesën e krahut të punës.

Në vitet e para të pushtetit, Rama mburrej para biznesmenëve italianë se në vendin tonë, sindikatat nuk ekzistonin.

Disa vite më vonë, kur qindra mijëra shqiptarë mbushën kampet e azilkërkuesve në Gjermani, Francë, Holandë etj, kryeministri propozoi që biznesmenët të importonin puntorë të huaj.

Emblematike është këshilla që i dha pronarit të një fasonerie në Shkodër, që i ankohej për mungesën e punëtorëve.

“7 ditë është procedura për të marrë punëtorë të huaj. Me këtë pagë që ke ti këtu i ke të sigurt punëtorët e huajt nga Bangladeshi nga Afganistani, nga India. I ke pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme. Sa të fillojnë me mësu shqip, fillo ndërroi se i futet krimbi, jo politika, jo demokracia jo më the të thashë”, e këshillonte biznesmenin në mars të 2021.

Deklarata u bë në prag të fushatës së zgjedhjeve, kur Rama mori një mandat tjetër qeverisjeje.

Në vitin 2023, u duk sikur pati një përpjekje për ta pranuar realitetin. Në takim me biznesmenët kërkoi rritjen e pagave për punëtorët në mënyrë që të ndalej largimi jashtë vendit.

“Forcat e punë s’po fillojnë të mungojnë tani,- u fliste biznesmenëve. E kemi dëgjuar prej kohësh “Kemi vende pune, po s’kemi specialistë”. Po tani është “Kemi vende pune, po s’kemi as punëtorë”. Kjo kërkon një reagim të shpejtë, duke nis nga paga” shprehej ai.

Kryeministri tenton zbutjen e pabarazisë që në Shqipëri ka kapur skajet. Në njërën anë pronarëte pasur, të ushqyer me licenca dhe të ndihmuar nga taksa favorizuese. Në anën tjetër puntorë me paga të ulta, që shpesh detyrohën të punojnë me orë të gjata jashtë orarit dhe pa pushime të paguara.

Por pabarazia në ekonomi nuk është arsyeja e vetme që qindra mijëra familje largohen jashtë.

Korrupsioni, shëndetësia, arsimi dhe niveli i kriminalitetit renditen ndër fenomenet më shqetësuese. Edhe vendet e tjera të rajonit kanë probleme të ngjashme, por sondazhi i përvitshëm i Barometrit të Ballkanit dëshmon rregullisht, që thuajse gjysma e familjeve shqiptare duan të largohen nga vendi.

Kur fjalët dhe propaganda nuk pinë më ujë, qeveria tentoi ta pengojnë ikjen jashtë vendit me ligj. E provoi këtë me studentët e mjekësisë, që me përfundimin e studimeve synojnë të largohen jashtë. Sipas ligjit që propozoi qeveria, pas mbarimit të studimeve, diploma jepej me kusht që mjekët e rinj të punonin disa vite në Shqipëri.

“Nuk ndryshon asgjë në thelb për të drejtën e ushtrimit të profesionit sepse ajo bëhet menjëherë pasi mbaron studimet, por këtu. Për këtë paguan populli taksa”, shprehej Rama në atë kohë.

Por ligji nuk zgjati shumë. Dëshira e studentëve të mjekësisë për të mos jetuar në Shqipërisë ishte aq e fortë sa ata dolën në protesta dhe ankimuan ligjin në gjykatë. Kushtetuesja u dha të drejtë.

Ndërkohë, ditët e fundit, vazhdojnë të jepen leje për ngritjen e kullave të reja në Tiranë, deri në 100 kate të larta. Apartamentet shiten zakonisht, që kur godina është në themelet e saj. Por se kush do të jetojë në to, mbetet për t’u parë./Lapsi.al


12 Comments

  1. Strategjia nuk eshte te ngrejme standartin dhe nivelin e puneve te ofruara por ta mbajme sic eshte edhe ti mbushim me Afgane e Bengale bizneset e huaja fasone qe nuk jane as shqiptare e as nuk kane rroga per te kenaqur e per te punesuar shqiptare.

  2. Dhjet vjet po te njejtin shkrim vetem ndryshojne vitet,varferi totale gazetareske,mer nga censusi vetem nje shifer 170 apartamente bosh,e nxjerr 40% e te gjithe apartamenteve bosh,kur sipas faturave te unit dhe elektrike jane 780 000 mije abonente qe paguajne

    1. O patro kari. 780 mije mund te jene perfshire ,dyqane,berberana,lavazhe etj. Ama ske nevoje te shohesh INSTAT -IN e leshit te kup tosh ca ka ndodhur. Kalo njahete ne mbremje para qyteteve tona te shohesh sa drita jane te ndezura ne nje pallat. Robt ku ti kini

  3. Ambasada e valixheve e sheh kete realitet mafioz qe mbizoteron ne ndertimin e kullave apo merren me 80 vjecarin Berisha

  4. ARSYET E SHPOPULLIMIT

    Një çift i pasur humbi të gjitha paratë e tyre. Investimet që kishin bërë në biznese falimentuan, dhe kështu po përpiqeshin të mendonin mënyrën si të dilnin nga varfëria. Por duke mos pasur asnjë ndihmë nga shteti, asnjë subvencion, madje kur kishin bizneset patën rritje taksash, gjoba dhe presione për financime fushatash partiake, dhe gjithmonë e në vazhdim mungesë punonjësish, atëherë rruga për rimëkëmbje nuk ekzistonte.

    Burri i thotë gruas: Punuam fort shumë vite por dështuam! Jemi të mbaruar ekonomikisht. S’na ngelet gjë tjetër veçse të emigrojmë jashtë shtetit, andej nuk të lë shteti pa gjë si këtu, plus që punë ka për të gjithë, jo si këtu që edhe me shkollë të lartë të jesh, të lënë rrugëve!. Sidoqoftë, edhe ti i’a ke “futur me top” me ato shpenzimet e tua. Plus që po të kishe mësuar si të gatuash, do e kishim “hequr qafe” shërbëtoren që kujdesej për shtëpinë.

    Gruaja iu përgjigj: “Nëse ti do të mësoje si të më kënaqje në shtrat, ne do mund t’a kishim “hequr qafe” shoferin”!

    1. Ketu sa do te mundohesh te kursesh nuk kursen dot nuk ke cte kursesh aq jan te ardhurat punon ter jeten vetem per buk dhe ate that

  5. Tepsia e pushtetit bën bashkë Petrit Vasilin dhe Vilma Nushin, në një tender ilaçesh 500 mijë Euro.
    Bashkimi i hapur në “tepsinë” e pushtetit, duke marrë milionat e ilaçeve, vërteton sharlatanizmin e Petrit Vasilit, i cili ka treguar shumë herë, se për miliona lëpinë atë që ka pështyrë dhe i ulet në gjunjë atyre që kanë në dorë tenderët…

    Ndërkohë që Vilma Nushi, është nën hetim nga SPAK dhe nga komisioni hetimor parlamentar për koncesionin 130 milionë Euro të Check-up, ministrja e re Shëndetësisë Albana Koçiu, vazhdon i jep miliona lekë tenderë për ilaçe.

    Por këtë herë, Vilma Nushi është bashkuar me deputetin Petrit Vasili, duke marrë një tender me vlerë afro 500 mijë Euro, për barna dermatologjike, hormonale sistemike, anti-neoplastike, imuno-modulatore, gastrointestinale, metabolizmi, trakti tretës, sistemi kardiovaskular etj.

    Në datën 5 gusht 2024, Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se këtë tender e kanë marrë kompania “MEGAPHARMA Sh.p.k”, ku Petrit Vasili është ortak me djalin e dajës dhe kompania “TRIMED Sh.p.k” ku Vilma Nushi është ortake me nipin dhe krushkun.
    Tenderi u është dhënë pa garë dhe në vlerë kontrate 100% të fondit limit, por saktësojmë, se vlera 500 mijë Euro është Loti i Parë i krejt fondit në vlerë totale 44.4 milionë Euro për 2 vite furnizim me këto lloj ilaçesh.

    Specifikimi që i ka bërë Ministria e Shëndetësisë, gjoja sikur kompanitë e Petrit Vasilit e Vilma Nushit kanë ekskluzivitetin e tregut dhe korrektesë së furnizimit të QSUT etj., krijon bindjen, se tenderët për krejt fondin për 24 Lotet e tjera, do ta marrin këta sërish pa garë e si fitues të paracaktuar.

    Është hera e parë, që Petrit Vasili dhe Vilma Nushi bashkohen në marrje tenderësh të ilaçeve; megjithëse ai, pas largimit të LSI nga pushteti me PS, ka sulmuar shpesh aferat e Edi Ramës me Vilma Nushin.

    Ndërsa tani, janë bashkuar hapur në “tepsinë” e pushtetit, duke marrë milionat e ilaçeve, fakt që vërteton edhe njëherë, sharlatanizmin e Petrit Vasilit, i cili ka treguar shumë herë, se për miliona lëpinë atë që ka pështyrë dhe i ulet në gjunjë atyre që kanë në dorë tenderët.

    Shenjën e qartë të kësaj ortakërie në tenderë, Petrit Vasili e ka dhënë gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionin e “Check-up, ku nuk ka thënë asnjë fjalë për vjedhjen 60 milionë Euro, që Vilma Nushi ka bërë me fatura e lista emërore false, madje disa herë, ka kërkuar të ndërpritet hetimi për Vilmën./

    Pamfleti, 9 GUSHT 2024, 11:43

    ———

    PS: O Peço, të ka dalë emri. Dil jep ndonjë shpjegim. Mos u bëj si doktori që majë ballkonit shan Ramën dhe Veliaj, dhe pastaj bën pazare për lista të mbyllura dhe leje kullash për oligarkët që e financojnë . Mos u bë i bajat fare se përndryshe do katandiseni me një grusht votash në 2025.
    Që jeni të gjithë sharlatanë dhe interesaxhinj kjo dihet. Por të paktën kur ju dalin faktet të paktën jepni ndonjë shpjegim ose kërkoni falje dhe tërhiqni nga politika . Boll bërë popullin për budalla, se nuk ka më budallenj përveç atyre dumabbistave servila që ju rrinë nga pas si të paaftë dhe trushpëlarë.
    O Petrit! Ore si ka mundësi që kur ishe ministër shëndetësie kohë më parë, bëre një aksident në Papër të Elbasanit, dhe vajte në Spitalin Amerikan të Tiranës në Laprakë për trajtim të mëtejshëm. Pse nuk vajte në spital publik? Ishe dhe ministër!!!!! O Peço!! E kupton si ishit katandisur si qeverisje?????

  6. Tepsia e fondeve publike qe ushqen pasunare e oligarke ka limit, Ndaj duhen dhe paret te lahen shplahen ne lavatricen e ndertimit. Shpres ka te patriotizma e emigranteve te stazhionuar me akumulim paresh te pastra mbase blejn mga kto banesa. Fundja tokat ku ndertohet veresie jan e ramuti vet zot vet shkop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *