Dy politikanë serbë, përfaqësues të partisë Demokracia Serbe janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi tentuan të pengonin punimet pranë urës në Ibër. Ndalimi u bë në ditën kur mbahet një debat për hapjen e urës.
Dy politikanë serbë janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut pas tentativave për të bllokuar punimet pranë urës mbi lumin Ibër.
Aleksandar Arsenijeviç nga partia Demokracia Serbe ka penguar punëtorët e komunës, të cilët ishin duke lyer flamurin serb ndërsa më pas nuk iu bind urdhrave të policisë, të cilët i kërkuan të largohej.
Sipas informacioneve nga policia e Kosovës, së bashku me Arsenijeviç u arrestua dhe politikani i po së njëjtës parti Stefan Vellkoviç, i cili po ashtu nuk iu bind urdhrave të policisë.
Pas ngjarjes, përfaqësues të Demokracia serbe shkuan menjëherë në komunën e Mitrovicës së Veriut teksa kërkuan dhe shpjegime për arrestimet e dy anëtarëve të partisë së tyre.
Arrestimi i Arsenijeviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut mbahet një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Kryeministri Albin Kurti ka apeluar minoritetin serb të bëhet pjesë e diskutimeve dhe të shprehin shqetësimet e tyre. Në këtë mënyrë ai thekson se edhe do tu jepet zgjidhje nga institucionet e vendit
Vendimin e qeverisë së Kosovës për hapjen e urës e kanë kritikuar edhe aleatët ndërkombëtarë ndërsa të martën forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja paralajmëruan se “do të trajtojnë çdo zhvillim që ndikon mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale”.
Nese i referohemi fjalorit te gjuhes Shqipe, aleat=mik, mbeshtetes, partner. Ju kur i referoheni si “aleatet te Kosoves dhe te kombit Shqiptar, pseudo aleateve usa, be & dreqer e shejtaneve” mos e keni fjalen per ARMIQ te perbetuar te Shqiptarise dhe MIQ denbabaden te serbeve, grekerve dhe cdo pushtuesi, dhunuesi te trojdve tona, apo jeni duke bere HUMOR te ZI. Me te tille hale-ate kujt i duhen armiqe. Nejse A. KURTI, po jua vesh kepucet mbrapsht, juve & serbeve. BRAVO A. KURTI, KAQ!
Bollëk me retorikën prisni kur të japim leje ne.
Ti mos I shqetësojnë serbët se ata një ditë jush e di se kur do bëhen tm mirë e demokratë!!
Një përshëndetje Albin Kurtit që jo vetëm po lufton me serbët por duhe të merret me këta pseudo miq të Kosovës!!!