Kreu i demokratëve Sali Berisha ka një shpjegim të tijin mbi rënien e turistëve gjatë këtij viti në plazhet shqiptare. Për këtë ai bëri përgjegjëse qeverinë.
“Boshatisja e Shqipërisë është akti më armiqësor, më shkatërrimtar për kombin tonë se të gjitha luftërat, se të gjitha epidemitë, se të gjitha pushtimet, largimi i rreth 40% të qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria. Në mënyrë të përsëritur jemi ndalur tek shndërrimi i turizmit në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Ky vit shënon de facto shkatërrimin e turizmit në Shqipëri. Kapacitetet turistike në vend kanë rënë nga 50 gjer në 70%.
Kompanitë e mëdha turistike, njëra pas tjetrës, janë larguar nga Shqipëria. Tregu ka pasur absurditete nga më të rëndat. Në një kohë kur propaganda qeveritare u shet shqiptarëve për turistë pasagjerët e Rinasit apo të portit të Durrësit, në mënyrën më mashtruese, më të turpshme kapacitetet turistike, hotelet, shezlonget, çadrat kanë qenë me çerek apo maksimumi 40% të kapaciteteve të tyre nga qershori gjer sot.
Kjo është një goditje shumë e rëndë për Shqipërinë, ekonominë e saj dhe shqiptarët, të cilët kanë investuar normalisht se kudo tjetër në turizëm. Të cilët nga thellësitë e Alpeve gjer në Konispol, në të gjitha brigjet e deteve dhe liqeneve, në të gjitha malet dhe luginat e lumenjve, e shihnin dhe e shohin turizmin si një dritë shprese për mëkëmbjen e tyre ekonomike” – thotë Berisha që për këtë situata ka dhe një shpjegim.
“Por çfarë ndodhi këtë vit? Shkaku i parë dhe më kryesor miqtë e mi është varfërimi i tejskajshëm i shqiptarëve. Ky është shkaku themelor. Para 8 muajsh u publikua studimi që tregonte se 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë pushime, të shkojnë me pushime.
Miq, kur lexova atë studim mu rikujtua koha e diktaturës, kur në atë kohë jo më shumë se 30-40% e qytetarëve mund të shkonin me pushime. Edhe më pak. Nuk mund të shkojnë me pushime 47% e shqiptarëve që deklarojnë se nuk sigurojnë dot ushqimin e duhur për fëmijët e tyre. Të jemi realistë, plazhet e jugut i mbushte Tirana, kjo është e vërteta. Dhe varfëria i përjashtoi shqiptarët nga kjo mundësi” – tha Berisha. ©LAPSI.al
plazhet jane plot o malok muti
Ik or cavie! Jeni nje mut si ti edhe Edvini edhe likja dhe te gjithe politikanet e 33 viteve! Ti po rri si kryetar I PD se do qe te mbash Edvunin ne pushtet! Boll te kane votuar shqiptaret ty ,peandaj hap krahun! Sa te jesh gjall ti Pd nuk vjen ne pushtet se nuk do ti!
Tomorr Alizoti eshte per kryetar te PD.kane kaluar 34 vjet e eshte momenti qe gjithcka te mar vendin e merituar.keta jane te gjithe te kapur.me duket nje loje e qendisur keq nga te dyja palet.
Dhe idjotizimi i Berishes duhet te kete kufi!. Dikush ti bej nder e ta lidhi!