• |
ide | kryesore

Deliri i Elisa Spiropalit/ Dërgon në media letrat e atyre që e urojnë për detyrën e re

Arkiva, Lajme, Të fundit



Veç deklaratës skandaloze për urimin e Vangjel Tavos dhe vlerësimin për zgjedhjet në Himarë si një “proces me standarde demokratike”, deklaratë që e shpërndau nga Zyra e Shtypit të Kuvendit, Elisa Spiropali ka zgjedhur edhe një mënyrë tjetër për t’u dukur qesharake pak ditë pasi Rama e gradoi në vend të Lindita Nikollës.

Gati përditë nga Zyra e Shtypit të Kuvendit shpërndahen për mediat urimet që i kanë mbërritur Spiropalit nga homologët e saj nëpër botë apo diplomatë të ndryshëm.

Janë kryesisht letra formale që çdo shtet i ka gati dhe dërgimi i tyre është vetëm një kortezi diplomatike. Por për Spiropalin urime të tilla konsiderohen si ngjarje e madhe që meritojnë të shpërndahen edhe në media. Aq e nderë është gjendja sa njoftimet dërgohen edhe me foto të zbukuruara me filtra të Elisa Spiropalit.

Nuk është çudi që ditën e zgjedhjes së saj në krye të Kuvendit ta shpallin festë kombëtare. Fundja askush tjetër si ajo në oborrin e Rilindjes nuk e ka lartësuar kaq shumë Edi Ramën duke e quajtur Skënderbe. ©LAPSI.al


10 Comments

  1. Dhe pastaj pyesin :

    -Pse Shqiperia u shkeput e fundit ne Ballkan nga Perandoria Osmane kur greket e :poshter”
    u shkeputen 91 vjete perpara.

    -Pse shqipetaret nje popull i vogel flet nje gjuhe dhe ka tre fe duke u bere nje pengese serioze
    per kohezionin kometar gjate roberise osmane dhe deri ne ditet e sotme si pengesa kryesore
    per tu futur ne BE

    -Pse ne Shqiperi u instalua regjimi me diktatorial ne Europen e pasluftes ku populli e duartrokiti
    armikun e vet me te eger per 45 vjet .

    -Pse Shqiperia renditet gjithenje si vendi me i varfer ne Europe, si vendi me i prapambetur ne
    europe, si vendi ne nivelin me te ulet arsimor ne europe, si vendi me i korruptuar ne Europe?

    -Pse Shqiperia qe ka nivelin me te ulet te kenaqesise ne Europe qe i korespondon nivelit me te larte
    te emigracionit ne Europe voton pikerisht shkaktaret e varferise, mjerimit, pakenaqesise dhe
    te eksodit biblik?

    Ka vetem nje pergjigje : ESHTE NJE POPULL SPIROPALESH

    1. Më saktë ska ku të shkojë 06:44.
      Tamam popull Spiropalësh. Dhe të mendosh që kjo vajzë ishte kaq brishtë e rritur në një familje të shëndoshë e me virtyte.
      Këtë e them se kemi qenë dikur banorë të një rruge të vogël në Laprakë për një kohe të gjatë!!

  2. Ku Jane atavburra trimat dhe bythlesh te albanistanit qe u mbeti kuveni ne dorete nje shurre dhe pake hajdute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *