• |
ide | kryesore

Një i ri me origjinë shqiptare nga RMV, pas sulmit në koncertin e Taylor Swift

Arkiva, Kryesore, Lajme
swift



Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, i tha të enjten Zërit të Amerikës se autoritetet austriake kane kërkuar nga kjo ministri “kontrollin e një personi me origjine nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet për përfshirje në planifikim të një një sulmi terrorist në Vjenë”. Autoritetet austriake arrestua të mërkurën një shtetas të Austrisë 19-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, si të dyshuar për përfshirje në një komplot të dështuar për të sulmuar koncertet e këngëtares Taylor Swift, tashmë të anuluara, që planifikoheshin të mbaheshin në Vjenë.

Shkupi sipas përgjigjes dhënë Zërit të Amerikës “po po vepron në bazë të kërkesës së parashtruar” nga autoritetet austriake, por nuk dha më shumë hollësi se nga cila pjesë e vendit e kanë origjinën prindërit e të dyshuarit.

Portali “360stepeni” në Maqedoninë e Veriut shkroi se i dyshuari quhet Beran Aliji, i lindur në Austri, por me origjinë nga Gostivari. Portali iu referua sic tha, “tre burimeve të pavarura, të cilët kanë qasje në dokumente të besueshme”

Ndërkohë autoritetet austriake thanë se gjetën materiale të grupit të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës në shtëpinë e të dyshuarit të dytë për përfshirje në komplot.

Nuk ka të dyshuar të tjerë në kërkim pasi dy të dyshuarit u arrestuan, tha të enjten në Vjenë, ministri i Brendshëm Gerhard Karner.

“Situata ishte serioze, situata është serioze. Por mund të themi se u parandalua një tragjedi”, tha ai.

Autoritetet e sigurisë thanë se i dyshuari i dytë, një shtetas austriak 17-vjeçar me origjinë turke dhe kroate, u arrestua nga forcat e posaçme të policisë pranë stadiumit ku planifikohej mbajtja e koncerteve këtë javë. Të mërkurën është një 19-vjeçar austriak. Emrat e të dyshuarve nuk u publikuan në përputhje me rregullat austriake të privatësisë.

Zyrtarët austriakë të sigurisë pretenduan se dy të rinjtë donin të kryenin një sulm jashtë stadiumit, duke vrarë sa më shumë njerëz që të ishte e mundur duke përdorur thika ose mjete shpërthyese artizanale.

Ata u thanë gazetarëve në një konferencë për shtypin shtypi në Vjenë se i dyshuari kryesor, një 19-vjeçar austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut, rrëfeu plotësisht planet e tij të sulmit. Ata thanë se ai ishte “qartësisht i radikalizuar në frymën e Shtetit Islamik dhe mendon se është e drejtë të vriten të pafetë”.

“Ai deklaroi se donte ta kryente sulmin duke përdorur eksploziv ose armë të ftohta, armë këto që janë gjetur. Ai po i shqyrtonte të dyja opsionet. Qëllimi i tij ishte të vriste veten dhe një turmë të madhe në koncert”, tha Omar Haijawi-Pirchner, drejtor i Sigurisë dhe Zbulimit austriak.

Autoritetet publikuan një fotografi të mbuluar të 19-vjeçarit i cili kishte lënë punën me 25 korrik, duke deklaruar se “kishte ende plane të mëdha”.

I dyshuari i dytë ishte punësuar pak ditë më parë në një kompani që ofron shërbime në mjediset e koncerteve. Hetuesit thanë se gjetën materiale të gjera në lidhje me grupin e Shtetit Islamik dhe al-Kaida në shtëpinë e tij.

Rrjeti amerikan ABC, citoi burime brenda forcave të rendit dhe zbulimit të kenë thënë se autoritetet austriake kishin marrë informacion në lidhje me kërcënimin për sulm gjatë koncerteve nga shërbimet amerikane të zbulimit.

Ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner tha se agjencitë e huaja të zbulimit kishin ndihmuar me hetimet, pasi ligji austriak nuk lejon vëzhgimin e aplikacioneve të mesazheve.

LEXO EDHE: Zbulohet një sulm terrorist, anulohen 3 koncerte të Taylor Swift në Vjenë

Anulimi koncerteve pikëlloi adhuruesit e këngëtares Taylor Swift në të gjithë botën, shumë prej të cilëve kishin shpenzuar mijëra euro për udhëtime dhe akomodime në kryeqytetin e shtrenjtë të Austrisë për të ndjekur koncertet.

“Do të flas për veten dhe miqtë e mi. Jemi të shokuar. Anulimi i koncertit na ka mërzitur, por githashtu jemi mirënjohës që autorët e këtyre planeve u kapën para se të vepronin”, thotë Emma Soto, një ardhuruese e këngëtares Taylor Swift që udhëtoi nga Shtetet e Bashkuara në Austri.

Sipas Franz Ruf, drejtori i sigurisë publike në ministrinë e Brendshme të Austrisë, në shtëpinë e të dyshuarit 19-vjeçar u gjetën lëndë kimike dhe pajisje teknike.

Në një intervistë të enjten me programin Oe1 të transmetuesit publik ORF, zoti Ruf tha se hetuesit po vlerësojnë provat e sekuestruara nga shtëpia e të dyshuarit. Vetëm pak javë më parë, 19-vjeçari kishte postuar në një llogari në internet një betim për besnikëri ndaj udhëheqësit aktual të grupit Shteti Islamik, shtoi ai.

Zëvendës kancelari i Austrisë Werner Kogler, shkroi në platformën e sociale X se “për shumë njerëz, një ëndërr është shkatërruar sot. Në tre mbrëmje në Vjenë, dhjetëra mijëra adhurues të këngëtares Swift duhet të kishin festuar së bashku”.

“Më vjen shumë keq që ua mohuan këtë. Adhuruesit e Swiftit qëndrojnë së bashku, urrejtja dhe terrori nuk mund ta shkatërrojnë atë”, shkroi zoti Kogler të mërkurën vonë.

Fqinjët e 19 vjeçarit të arrestuar, thanë të enjten se familja e tij jetonte shumë e mbyllur.

“Ne nuk i shihnim ata në oborrin e shtëpisë së tyre apo fëmijët e tyre jashtë”, tha një fqinje, duke qëndruar në pragun e saj.

“Ata ishin gjithmonë miqësorë dhe përshëndesnin, por ideja për të shkuar tek ata për të pirë kafe së bashku ose për të ardhur për të na parë, nuk ndodhi”, tha ajo.

Sipas fqinjës, familja e të dyshuarit u zhvendos në Ternitz, një orë larg me makinë në jug të kryeqytetit austriak dhe afër kufirit hungarez, rreth pesë vjet më parë.

“Ata u shpërngulën këtu nga Vjena. Ata janë vjenez me prejardhje nga Maqedonia (e Veriut)”, shtoi ajo. 

/Marrë nga Zëri i Amerikës, *Pjesë të këtij materiali u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters.


17 Comments

  1. Keta jane te indoktrinuar dhe ju eshte bere lavazh truri . Keta nuk jane besimtar por ekstremista idiota .
    Me Kuran keta shkojne ne ferr . Islami eshte paqe .

    1. Gomar i tredhure
      Ky mban dy armë si ai qe shkoi në amerikë në vitet 90 dhe po e yshttte zezaku në bithë….
      Ore pse i ke keto hekura i tha zezaku…..?
      Keto pisqollet i mbaj per nder tha bitheqiri trim si partizanët qe gjakut të tyre i vinte era mut…

    2. Nga kush dhe çfare jane indoktrinuar?
      Nqs jo nga islami ath ju islamistat pse na çani garin ne te tjereve dhe nuk merreni me keta ose me ata qe po i indoktrinojne?

  2. Politika agresive dhe krudele e SHBA, ne bashkëpunim me aleatët e saj, mbetet shumë e rrezikshme per paqen ne bote. Siç e kam thënë, amerikanët e shumë politikanë aleatët e tyre, shumë tradhtar, nuk e njohin Zotin. Keshte janë te bindur se paraja eshte gjithçka.
    Kam jetuar disa vjet ne Amerike, dhe konkluzioni mbetet se edhe vete Amerikanët jetojnë ne limitet e varfërisë, dhe besoj nen kontroll total edhe ne jeten private.
    Nje prendori e cila ka la me gjake bote per te vjedhur pasurinë, dhe qytetaret e vet arrin ti përdor ne funksion te interrsave të të pasurve dhe propagandës.
    Nuk e kisha imagjinuar.

  3. Feja e paqes.
    Duke vrare sa me shume qafira dhe kaurre shpresojne se ideja mashtruese e muhamadit me ne fund do sundoje boten. Deluzion shemtirash.

  4. Sot kanë dalë ca zuzarë, që u lindën shqiptarë.
    E punojnë natë e ditë, që të mbetemi pa dritë.
    Është turp prej kësi krimbash, të mundohet një komb trimash.

    (FAIK KONICA)

    —————-

    PS: Mirë e kishte Konica po kujt i’a tha!
    U munduan shqiptarët 45 vite në diktaturë me shpresën se do hanin me lugë floriri, por përfunduan në radhë që me natë për një shishe qumësht, dhe të izoluar në Shqipëri si në burg rrethuar me tela me gjëmba. Shpresuan shumë te ardhja e demokracisë për të qënë të lirë dhe në mirëqënie, por kryesisht ish zuzarët komunistë (dhe pasardhës të tyre) e kapën prapë sistemin dhe instaluan shkëdhatokracinë, demokraturën e hajdutëve, ku përsëri një grusht njerëzish kontrollojnë gjithshka, ekonominë, median, punësimet, drejtësinë. Vetëm se kësaj radhe ndërkombëtarët ose duartrokasin ose heshtin. Por mbi të gjitha nuk po kuptohet kryesorja, pra pse quhemi komb trimash? Një popull që shtypet, vidhet, tallet, lihet pa punë dhe shpopullohet, dhe ngrihet në protesta vetëm kur e thërret partia dhe vetëm për karriget e politikanëve, quhet trim? Mos vallë quhemi popull trimash se kemi “Vipa trima”? Pra ca repista që rrahin barbarisht një tjetër dhe hiqen sikur kanë bërë ndonjë mirësi? Apo sepse ka edhe “Vipa” të tjerë që mbështesin rrahësit, se duhet mbajtur sezbën anë, se janë stafi elektoral i këngëtarëve të fushatave të Ramsesit? Kush do mbajë popullin me gajret në mitingjet e Ramës brenda dhe jashtë vendit? Ka bërë kërkesë policia e Kosovës, se të ishte për atë shqiptare, s’kishte problem, le të rriheshin sa të donin, i rregullonte Rama ato punë. Elvana dihej që pastronte paratë e Ervin Matës, por nuk e gjen gjë, vazhdon merr pjesë në mitingjet e Ramës. Alban Skënderaj ka ngelur keq në këtë mes mqs arrestuan Noizyn, duhej t’a bënte qokën, pavarësisht se po iku Elvana dhe Noizy, Albani ka më shumë hapsirë te mitingjet. E si jemi katandisur! T’a dinte Faiku , do ishte lemerisur!!!
    Më e forta është që thonë se Stresi e nxorri në pritë atë tipin që paska rrahur Noizy (edhe pse Rigelsi e mohon). Nxjerrja në pritë e dikujt në besim te ty është gjëja më e ndyrë që mund të bëjë një mashkull që e quan veten burrë. Është legenllik, bastardllëk dhe burracakëri. Po s’ka faj Stresi se edhe kaq , ti rrojë i ati që ka qënë bodiguard i Saliut dhe ka shpëtuar përherë nga horrllëqet që ka bërë. Dhe si thonë pale, Stresi&Co, që ai tipi që rrahën, e bënë sepse shante në Tik Tok, dhe këtë e bënte për para. Pse mo, Stresi dhe Noizy si janë pasuruar në fillim? Ça kanë bërë ndonjë gjë të hajrit? Kanë grabitur ndonjë bankë e kanë shpëtuar apo janë marrë me drogë dhe horrllëqe të tjera?! Dhe nuk mjaftoi historia e rrugeçërve të rrepit, por doli dhe ngjarja gati horror e Antonela Berishës dhe e së motrës , që kishin goditur me shishe kokës një vajze tjetër në një lokal. Një tmerr! Antonela na doli “trime”, por varet për çfarë trimërie fliste Konica! Kjo Antonela ka qënë te Përputhen dhe Big Brother. Se që andej dalin “Vipat” më të mëdhenj në Shqipëri, (ndonjëherë dalin ca Vipe nga hiçi vetëm duke nxjerrë shalët në TV). Kryesisht nga këto programe dalin ca si VIPa ata më zuzarët, më harbutët, sharësit, më sharlatanët e më kurvat.

    1. Një kërkesë për policinë e Kosovës dhe Shqipërisë. Aman lironi Noizyt dhe Stresin! Pse? Se ka dalë Oriola Marashi me thirrjen: “lironi djemtë e mi”. Pra bëjeni për hatër të Oriolës, mos e lini atë pa çuna. Kush është Oriola do thoni ju? Një modele! E ç’rëndësi ka kjo! Rëndësi ka që ajo i mbron çunat e saj! E pse mos t’a bëjmë kauzë kombëtare lirimin e Noizyt dhe mos arrestimin e Stresit? Të protestojmë masivisht në sheshe! Pse vetëm për lirimin e Saliut do protestohet? Ku do gjejmë këngë “perla” me tekste koti?! Kush do vejë te mitingjet e Ramës për të argëtuar popullin me recitime rap? Kush do vejë në protestat e Saliut të thërrasë për ndihmë ish presidentin Meta, si Stresi dukur? Oriola? Oriola max mund të nxjerrë foto të trupit, shalëve dhe linjave perfekte. Plus që po u bë shëmbull ndonjë anëtar i show bizzit është frika se do bëhen shembull të tjerë , vazhdon avazi. Dhe me shumë gjasë gocat si Oriola do ngelen pa çuna pastaj! Ky është problem i madh. LIRONI ÇUNAT! DHE RRAHJE TË MBARË TË GJITHËVE DHE DRUTI KA DALË NGA XHEHNETI!

      1. Rrahje të mbarë të gjithëve . Druri ka dalë nga XHEHNETI. Le t’a lërë policia e Ramës gazin lotsjellës dhe të fillojë rrahjen e protestuesve të opozitës, sidomos atyre 20 vetave që dalin para bashkisë. Le të bëhet rrahja e detyrueshme me ligj.

      2. Show bizz leshi! Rrugeçër që shahen me rob shtëpie në Tik Tok, e që rrihen barbarisht në klube. Kurva që dalin në mbrojtje të rrugeçërve se ngelen pa kar e pa para. Dy të tjera që i’a fusin me shishe kokës mes lokalit një vajze me dyshimin se bridhte me burrin e motrës. Po del llumi në sipërfaqe hapur fare! Të tjerë personazhe të show bizzit që nuk thonë asnjë llaf për këto fenomene negative.

      3. Motrat Berisha masakruan blogeren për të, e shkuara e “errët” e Mir Pepës; ‘kazanovës’ që mori mbiemrin e ish të dashurës për t’iu fshehur drejtësisë.
        Mir Pepa, i cili ditët e fundit është cilësuar në media si biznesmen, para disa vitesh mori mbiemrin e ish të dashurës së tij Xhulia Marashi, motra e Oriola Marashit për t’iu fshehur drejtësisë.

        Jetmir Pepa alias Jetmir Marashi është ‘kazanova’ shqiptar për të cilin përfundoi në spital Klea Prenga dhe u shpallën në kërkim motrat Mariela dhe Antonela Berisha.

        Mir Pepa, i cili ditët e fundit është cilësuar në media si biznesmen, para disa vitesh mori mbiemrin e ish të dashurës së tij Xhulia Marashi, motra e Oriola Marashit për t’iu fshehur drejtësisë.

        Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.
        Mirëpo Jetmir Pepa alias Marashi nuk është i panjohur edhe për policinë. Në korrik të vitit 2021 ai bashkë me Altin Gjokën, i shpëtuan një atentati në Tiranë.

        Në kërkim u shpall autori i dyshuar i asaj ngjarje shtetasi Aldo Lamandi (Gj), dhe dy bashkëpunëtorët e tij Njazi Kulla dhe Besard Pashkaj.

        Detaje si u masakrua blogerja Klea Prenga nga motrat Berisha:

        Shkak për dhunën barbare që motrat Berishaj kanë ushtruar ndaj Klea Prengës ka qenë fakti që Mariela Berishaj dyshonte se Klea kishte raport intim me bashkëshortin e saj, Jetmir Pepa.

        Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në Tiranë, kur dy motrat i janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar tepër dëme.

        Përpara policisë, Klea Prenga nuk ka dhënë arsye se përse është dhunuar. 24-vjeçarja ka zbuluar se regjistrimet e kamerave janë në duart e policisë dhe do të publikohen së shpejti. Policia ka kryer kontrolle për gjetjen e motrave Berishaj, por deri më tani nuk janë gjetur.

        Motrat Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje.
        Pamfleti, 10 GUSHT 2024, 07:51

        —————–

        Shënim: Sa kanë ndryshuar kohët! Dikur ziheshin çunat me grushta për dashnoren apo gruan, kurse tani zihen femrat për dashnorin apo burrin, dhe t’a plasin me shishe kokës, i kanë lënë zënkat e dikurshme me kapje nga leshtë e kokës. Me sa duket, ose është bërë keq për çuna, ose kurvat duan të gjejnë burrë me zor dhe t’a mbajnë me çdo kusht, e në vend që merren me burrin e tyre, rrahin gratë e botës, dashnoren e burrit. Dhe kjo rrahje jo se vete ndonjëherë dashnorja me burrin, por nga frika se mos i’a merr për fare! U prish dynjaja! Është fundi i botës! Çdo gjë sëprapthi! Janë “shenjat e qametit”! E të mendosh që këto shenja do t’i jepte Noizy, Stresi apo akoma më keq Antonela dhe e motra, kjo është lemeri!

        Kthejani çunat motrave Marashi, e po ashtu mos i’a trazoni burrin motrave Berisha.
        Mos abuzoni dhe mos i provokoni më burrat, se pastaj do ju rrahin gratë e tyre. Thonë që kush të rreh të do, por t’a hash shishen kokës nuk është dashuri por dhunë. Le t’i themi mjaft dhunës dhe filtroni daljen e gjasme “Vipave e Vipeve” nëpër TV se latë nam. I keni mbushur TV me lloj lloj kurvash asgjëbërëse.

        1. Tashmë thirrjes “Lironi Noizyn”, i është bashkuar edhe Xhensila Myrtezaj. Kështu si ka vajtur puna lirojini të gjithë . Le t’i bëjmë thirrje SPAKut të ndalojë dhe hetimet për pastrim parash që thuhet se po bën kundrejt Bes Kallakut që ka hedhur miliona euro në emër të gjyshes, Ijes. Madje thuhet se shkaku i ndarjes me Xhensilën është pikërisht hetimi i pasurisë. Kështu kuptohet pse Xhensila do lirimin e Noizyt. Normale do ishte që Xhensila apo kushdo tjetër të kërkojë që drejtësia të vihet në vend, të dalë e vërteta për Noizyn nëse e ka rrahur atë tipin e po jo. Por Xhensila thotë lirojeni , pak rëndësi ka çfarë ka bërë . Jemi në kushtet që kuptohet qartë që pjestarë të show bizzit janë të zhytur keq në punë të pista, dhe s’duan hetim në asnjë lloj mënyrë. Dhe mbrojnë njëri tjetrin se janë të kapur nga mafia dhe politika e korruptuar.

          PS: Gojët e liga thonë edhe që Noizy pastron paratë e Lali Erit. Por janë thjesht thashetheme. Bën vaki edhe dalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *