Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike këtë të enjte. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Komunikimit e qeverisë së Turqisë sipas të cilës ata kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Sipas të njëjtave burime, presidenti Erdoğan është shprehur se “marrëdhënia midis Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake”.
Agjencia e lajmeve Anadolu raporton se Presidenti turk iu referua “përpjekjeve frustruese të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri”, si dhe shprehu besimin se “Tirana do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimorë, shëndetësorë dhe fetarë”.
Nga ana e kryeministrit Rama po qeverisë shqiptare nuk ka pasur asnjë reagim për telefonatën.
Goditja e gylenistëve ka qenë një kërkesë e përsëritur e Ankarasë ndaj Tiranës. Në jo pak raste kjo kërkesë është përmbushur. Qeveria shqiptare ka ekstraduar disa prej të kërkuarve prej autoriteteve turke pas grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 ndërsa janë mbyllur një sërë shkollash turke në vend. ©LAPSI.al
Ka lene edhe ndonje porosi tjeter?
Mire e ka Erdogani. Dhe me se pari duhet te zhduket vete ai si gylenist i ores se pare.
ASKUSH SDUHET TE FRIKSOHET NGA ASKUSH VEC ZOTIT,PASI ME TE ARRIN GJITHCKA DHE PA TE I HUMB TE GJITHA
Kot sthotë populli që sa më shumë të plakesh aq më tepër të rrjedhin trutë!! Nuk shikon se po merr rrugën për në botën tjetër e akoma e ka mendjen si me fut në burg njerëz që vërtet janë gylenista por janë njerëz tm thjeshtë familjarë që punojnë e jetojnë normalisht. Edhe Erdoganisti inë dy metrosh gadi ti plotësojë dëshirat ,sepse njësoj janë!!!
PO EDKARI NUK ESHTE GYLENIST?