Një zi e rëndë ka kapluar shtëpinë e brazilianit Serginho, ish-anësorin historik të Milan. 53-vjeçari është duke vajtuar në këto orë humbjen e djalit të tij Diego, vetëm 20 vjeç. Për momentin nuk janë bërë të ditur shkaqet e kësaj humbje të rëndë. Serginho në karrierë e ka kaluar jetën si futbollist mes Brazilit e Italisë. E nisi me Itaperuna, Bahia, Flamengo e Cruzeiro. Pastaj, pas eksperiencës me San Paolo, fitoi gjithcka me Milan nga 1999 në 2008: një titull kampion, një Kupë Italie, një Superkupë italiane, 2 Champions League (2003 e 2007), 2 Supercoppe europiane e një Botëror për klube në 2007. Në vitin 2008, Serginho mbylli karrierën pikërisht në Milano.
Mesazhet e afeksionit nga kuqezinjtë dhe më gjerë kanë nisur tashmë në rrjetet sociale: edhe vetë klubi Via Aldo Rossi i ka kushtuar një mendim brazilianit. “Ne mblidhemi rreth Serginho dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tij Diego. Gjithmonë në zemrat tona”, ishte postimi i publikuar në X nga Milan.
Menjëherë më pas, ngushëllimeve iu bashkua edhe Inter: “FC Internazionale Milano i shpreh ngushëllimet familjes Serginho për vdekjen e parakohshme të djalit të tyre Diego”.
Ci stringiamo attorno a Serginho e alla sua famiglia per la tragica e prematura scomparsa del figlio Diego. Sempre nei nostri cuori. pic.twitter.com/6sR7Y1OzSb
— AC Milan (@acmilan) August 7, 2024