• |
ide | kryesore

Infermieret e azilit tentuan të fshehin krimin kur panë të moshuarin e vrarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi, infermiere dhe kryeinfermiere në azilin ku u vra i moshuari, Virxhil Vesho, janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Sipas informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se të dyja ato, pasi i moshuari mbeti i vdekur nga goditjet me shkopin e hekurit nga shoku i dhomës, Zyhdi Shehi, e kanë nxjerrë trupin dhe kanë pastruar gjakun, e më pas kanë njoftuar një agjenci funerale.

Ato kanë deklaruar se i moshuari humbi jetën pasi u rrëzua. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, agjencia funerale e ka kthyer trupin pas, pasi dyshonin se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por shenja të tjera dhune.

Burime të policisë konfirmojnë për Anila Hoxhën se i moshuari është qëlluar në gjumë me bastun. Infermieret vazhdojnë të këmbëngulin se u ishte krijuar ideja që i ndjeri ishte rrëzuar.


3 Comments

  1. Ishte krijuar idea atyre se ishte rrezuar. Ka humbur jeten nje njeri moj mostra dhe kur konstatohet nje vdekje dhirret policia kriminale, të cilës i bashkangjiten mjekë specialiste te mjekesise ligjore per të konstatuar shkakun e vdekjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *