• |
ide | kryesore

Ngjarja e rëndë në aziln e Tiranës/ I moshuari: Autori jetonte këtu bashkë me gruan

Lajme, Të fundit



Në lidhje me ngjarjen e rëndë ditën e sotme në një azil pleqësh ka folur edhe një prej të moshuarve që jeton në azil.

I moshuari Haziz Abdija shprehet se autori Zyhdi Shehu jetonte në këtë azil së bashku me gruan e tij. Gjithashtu ai tha se kushtet në shtëpinë e të moshuarve janë të mira.

“Autori ka dhe gruan në azil. Mirë na trajtojnë. Kemi dhe infermiere. Po, kemi kujdes”, tha Haziz Abdija.

Ndërsa, vëllai i Haziz Abdijës, Fatmir Abdija tha vëllai ndihej shumë mirë dhe nuk ka pasur probleme.

“Vëllai im deri tani ka qenë i kënaqur. Vëllai im ka qenë në këtë azil prej një viti e gjysmë. Këtu iu duk vend më i mirë. Vëllai ndihet shumë mirë këtu. Nuk ka pasur probleme”, tha Fatmir Abdija.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *