• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme do të mbahet protesta e radhës e opozitës para bashkisë së Tiranës. Në lidhje me tubimin e sotëm Policia e Shtetit ka marrë një sërë planesh.

Në zbatim të planit të masave, policia njoftoi se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Njoftimi i policisë:

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.


1 Comment

  1. Mos shkoni kot, o njerez, Brisha tallet me ju dhe me gjithe shqiptaret. Eshte nje tradhtear, pinjoll i diktatures, qen bir qeni i shitur tek hajdutet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *