Francezja Alice Finot, pasi përfundoi e katërta në 3000 metra vrapim me pengesa në Olimpiadën e Parisit me një rekord të ri evropian, i kërkoi partnerit të saj të martohej me të. Një moment habie dhe emocionesh që është duartrokitur nga publiku. Në fakt, ekziston një traditë e vjetër irlandeze që në 29 shkurtin e viteve të brishta një vajzë mund ti propozojë një djali, po natyrisht Finot nuk kishte parasysh këtë kur vendosi ti propozonte të fejuarit të saj.
“Ai nuk e kishte bërë akoma, mendova se ndoshta më takonte mua ta bëja”, tha Finot, që kishte marrë medaljen e artë në kampionatin evropian në Romë qershorin e kaluar, duke vrapuar nën 9 minuta për herë të parë në karrierën e saj. E pikërisht ky rekord e shtyu atleten të bënte propozimin: “I thashë vetes se nëse vrapoja nën 9′, numri im me fat, kemi 9 vite bashkë…”.
🤧🤧🤧
La francese Alice Finot chiede la mano al suo ragazzo dopo aver completato i 3000m piani 👰♂️🤵♂️#HomeOfTheOlympics #Paris2024 #Matrimonio pic.twitter.com/fxhYSl1jw5
— Eurosport IT (@Eurosport_IT) August 7, 2024