• |
ide | kryesore

Video/ Girma mbeti pa ndjenja në pistë: rrëzimi i frikshëm në xhiron e fundit të finales 3000 metra me pengesa

Sport, Video
Girma



Atmosfera festive sportive e Lojërave Olimpike u prish nga një aksident i frikshëm. Lamecha Girma, mbeti pa ndjenja në pistë pas një rrëzimi të dhunshëm gjatë finales së vrapimit me pengesa 3000 metra. Rekordmeni botëror i specialitetit humbi ndjenjat për shkak të përplasjes dhe më pas u transportua me barelë. Në infermierinë e Stade de France atleti duket se ka rifituar vetëdijen, madje ka arritur edhe të flasë përpara se të transportohej në spital për analiza të mëtejshme.

RRËZIMI I DHUNSHËM

Gjithçka ndodhi ndërsa 24 vjeçari po luftonte për medaljen e artë në garën në të cilën ai dëshmoi se mund të thoshte fjalën e tij, përkatësisht në 3000 metra me pengesa. Në xhiron e fundit, megjithatë, ndodhi diçka e papritur, me një pengesë që doli shumë e rrezikshme. Lamecha Girma në përpjekje për të kapërcyer “barrierën” u pengua, duke përfunduar me një rënie katastrofike. Atleti afrikan ishte shumë i pafat, pasi ka goditur ashpër kokën dhe në veçanti pjesën e pasme të qafës kur ra përtokë.

Girma

PA NDJENJA NË PISTË

Gara vazhdoi me disa sportistë që thuajse iu desh të kapërcenin afrikanin Girma, pa e kuptuar peshën e situatës. Vetëm pas pak sekondash, u kuptua se etiopiani kishte humbur ndjenjat me mjekët që mbërritën menjëherë për të vlerësuar gjendjen e tij. Ateltit ju vendos një qafore dhe pastaj u transportua jashtë stadiumit me barelë, ku autoambulanca u kujdes për transferimin në spital.

KUSH ËSHTË LAMECHA GIRMA?

Sipas L’Equipe, Girma ka rifituar vetëdijen që në barkun e Stade de France falë kujdesit të mjekëve. Etiopiani shkëmbyeu disa fjalë, por megjithatë u transportua në spital për kontrolle të mëtejshme. Ndërkohë nuk mungojnë mesazhet mbështetëse për kampionin etiopian, me shpresën se ishte thjesht një gjë pa pasoja. Shumë i pafat Girma, që nisi sukseset në vitin 2019, duke fituar tre medalje të argjendta në Kampionatin Botëror dhe duke vendosur rekordin botëror të vrapimit me pengesa me kohën 7:52:11, të vendosur në Paris. Ai gjithashtu mban rekordin në ambiente të mbyllura mbi 3000 metra me kohën 7:23:81.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *