• |
ide | kryesore

Vinesh Phogat u skualifikua për 100 gramë në Olimpiadë: për të humbur peshë provoi metoda ç’njerëzore

Sport, Video
Phogat



Vinesh Phogat u skualifikua para finales së mundjes për femra në Lojërat Olimpike të Parisit për 100 gram mbipeshë. E tani ajo ndodhet në spital për shkak të stresit të rëndë që ka pësuar trupi, për shkak të masave ekstreme të marra.

MBIPESHË 1 KG, NISI TRAJTIM INTENSIV

Kur kuptoi se kishte shtuar 1 kg në hapësirën e një dite ishte si të ishte futur në një makth. Ajo bëri gjithçka për t’u rikthyer brenda parametrave të treguar nga peshorja: vrapim, kalërim dhe biçikletë, kërcim me litar, agjërim të detyruar, as lëngje të gëlltitura, nga prerja më e thjeshtë e flokëve deri te ideja e çmendur për të nxjerrë gjak dhe për të bërë sauna të mjaftueshme për të humbur lëngje në mënyrë që të thahej trupi i saj.

Një trajtim intensiv, i çmendur dhe çnjerëzor, që dështoi për fare pak. Delegacioni indian u kërkoi gjithashtu zyrtarëve olimpikë që t’i jepnin Phogat një mundësi, por apeli u refuzua.

KOMUNIKATA ZYRTARE E IOC

Indiania kishte zgjedhur të garonte në kategorinë 50 kg, një ndryshim në krahasim me rrugën e zakonshme dhe peshës natyrale (53 kg). Për të qëndruar brenda kritereve të vendosura nga rregulloret, ajo nuk ka hezituar të rrezikojë shëndetin e saj. Stafi mjekësor, fizioterapisti, trajneri dhe drejtuesit teknikë u detyruan të ndalonin kur Phogat pothuajse u rrëzua, duke pranuar verdiktin e IOC. Vendin e saj e zuri kubania Yusneylis Guzman, e cila ishte mundur në gjysmëfinale.

“Sipas nenit 11 të Rregullave të Mundjes Ndërkombëtare – thuhet në shënimin zyrtar nga Komiteti –, Vinesh do të zëvendësohet nga mundësia që humbi me të në gjysmëfinale. Prandaj në finale do të garojë Guzman Lopez Yusneylis (Kubë). Susaki Yui (Japoni) kundër Livach Oksana (Ukrainë) do të garojë për medaljen e bronztë për shkak të ripeshkimit.

ÇFARË THOTË RREGULLORJA

Rregullorja na ndihmon për të kuptuar pse Phogat shkoi përtej çdo kufiri. Në Paris 2024, çdo kategori peshe është e ndarë në dy ditë garash. Kontrolli mjekësor dhe peshimi për çdo kategori bëhet në mëngjesin e ditës së parë të garës dhe zgjat 30 minuta. Në ditën e dytë mundësit që u kualifikuan në finale dhe u ripeshuan i nënshtrohen një peshimi të ri, këtë herë seanca zgjat 15 minuta.

Në të dyja rastet lejohet të veshësh vetëm një kanatiere dhe nuk ka asnjë tolerancë as duke marrë parasysh atë veshje. Nëse një luftëtar zbulohet se është mbipeshë në një nga dy ditët e garës (qoftë raunde paraprake apo edhe raunde përfundimtare), ai eliminohet.

E kështu ndodhi me Phogat, e cili pa ato 100 gramë shtesë do të duhej të përballej me amerikanen Sarah Hildebrandt për medaljen e artë. I dukej si një ëndërr, e kishte ndërtuar pak nga pak pasi mundi japonezen Yui Susaki në raundin hapës, ukrainasen Oksana Livach në çerekfinale dhe kubanen Yusneylis Guzman në gjysmëfinale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *