Një aksident ka ndodhur në zonën D në minierën e Bulqizës. I plagosur ka mbetur një 33-vjeçar për shkak të shembjes së një masivi gurësh.
Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës, i plagosuri është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.