Nick Cannon deklaroi së fundmi se do të rikthehetj me ish-bashkëshorten e tij, MariahCarey, tetë vjet pasi dyshja u ndanë.
“Po, absolutisht. Do isha budalla nëse nuk do ta bëja,” u përgjigj Cannon kur u pyet nga E! News nëse do të rikthehej sërish me këngëtaren e “Obsessed”. “Ne jemi për njëri tjetrin,” tha ai. “Por ajo nuk më do mua”.
Bashkëprezantuesja e “We Playin Spades” , Courtney Bee, iu bashkua atij për intervistën dhe ndërhyri shpejt, “Po ti largove dhe bëre 10 fëmijë”. “Një ekip i tërë bejsbolli,” shtoi Cannon me shaka.
Reperi ka dhjetë fëmijë nga pesë gra, përveç binjakëve 13-vjeçarë që ndan me Carey, Maroken “Roc” dhe Monroe “Roe”.
Duke folur për nënat e fëmijëve të tij, ai zbuloi se kanë marrëdhënie të mira pavarësisht se ai nuk ka asnjë lloj pritshmërie mbi to, “Nuk kam pritshmëri,” shpjegoi aktori i “Drumline”. “ Ato kanë jetën e tyre.”