Probleme të rënda dalin për mbrojtësin e Bayern Munich, Matthijs De Ligt dhe nuk bëhet fjalë për brenda fushës së lojës. Ish-lojtari i Juventus është nën hetim për mosdhënie ndihme. Sipas asaj që u raportua nga kolegët gjermanë të “Bild”, më 7 gusht lojtari përplasi makinën e tij Audi Q8 E-tron me një makinë tjetër pranë qendrës stërvitore të Bayern, në Mynih, pa u ndalur. Faktet datojnë mëngjesin e së mërkurës, policia tashmë po kryen hetime të mëtejshme për të kuptuar se si kanë ndodhur në të vërtetë gjërat.
Fakti mund t’i kushtojë lojtarit të “Oranje” deri në 3 vite burg, pasi një dëshmitar e ka njohur dhe më pas ka kontaktuar policinë. Makina e përplasur nga De Ligt u mor me karoatrec, pasi nuk mund të lëvizte më pas aksidentit. Për më tepër, Bild kontaktoi me avokatin Marc Ëederhake, i cili shpjegoi se çfarë rrezikonte mbrojtësi i bavarezëve nëse shpallej fajtor: “Nëse dënohet, rrezikon deri në tre vjet burg ose gjobë. Shpesh, kur dënoheni për krime të tilla, dikush anon drejt një gjobe,” tha ai.
Lexo më tej: De Ligt ‘përçan’ Bayern Munich: peticioni i tifozëve kundër klubit
Për më tepër, duhet gjithashtu të demonstrohet nëse mbrojtësi e vuri re në të vërtetë atë që ndodhi, apo jo. Megjithëse vështirë të mos kuptohet një përplasje me makinë e aq më tepër të atij intensiteti.