Chermen Valiev ja del: Shqipëria merr medaljen e parë olimpike në histori. Mundësi kuqezi triumfon në garën për medaljen e bronxtë, në peshën 74 kg, në mundje stil i lirë. Valiev ka mposhtur në betejën vendimtare mundësin nga Taxhikistani Rasadin, me rezultatin 6-2.
Valiev, që u ripeshkua ditën e djeshme, pasi kundërshtari që e mundur u kualifikua për në finale, ka dominuar kundërshtarin, duke qenë në avantazh gjatë gjithë ndeshjes. Mudnësi kuqezi ka arritur në fund të triumfojë duke bërë krenarë një komb të tërë, për medaljen e parë olimpike të historisë.
Nuk ka mbaruar ende, sepse edhe Islam Dudaev, ndonëse nuk ia doli të kalojë në gjysmëfinalet e Paris 2024 është rikthyer për ripeshkim në garë për medaljen e bronzit. E gjitha kjo ndodhi pas fitores së mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili, fitues ndaj Dudaev në 1/4, në gjysmëfinalen ndaj hungarezit Musukaev. Tashmë Dudaev duhet të fitojë 2 ndeshje për të marrë medaljen e bronzit.
Merite e Rames dhe Zarit qe pastron paret e tij Fidel Ylli. Hahahaha kafshet kane dale jashte kontrollit.
Medalja e parë??? O Lapsi!! Po pse nuk e korrigjon titullin dhe lajmin. Po si ka mundësi të harroni të madhin Ymer Pampuri dhe krenoheni me një rus të importuar???
Turp e faqja e zezë të harroni atë figurë që ishte sportisti më i mirë në atë kohe shpallur nga gazeta Sporti Popullor!!!