Mundësi, Chermen Valiev, vazhdon të impresionojë duke treguar se ka ditur të ngrihet në këmbë pas padrejtësisë që iu bë në çerekfinale kundër Razambek Jamalov, në peshën deri në 74 kg. Mundësi kuqezi, pas ripeshkimit ka mposhtur bjellorusin Mahamedkhabib Kadzimahamedau, në fazën çerekfinale.
Një sukses impresionues i Valiev që nuk e ka diskutuar kurrë duelin, që përfundoi 12-2 për mundësin kuqezi. Tashmë, mundësi i natyralizuar si shqiptar, ka tashmë shansin për të fituar medaljen e bronztë, në duelin e sotëm që do të zhvillojë në orën 18:00, përballet rivalit nga Taxhikistani, Viktor Rasadin. Në rast triumfi, atëherë Shqipëria do të fitonte medaljen e parë në Olimpiadë, atë të bronztë.
Lexo më tej: DejaVu në Paris, Valiev mposhet në çerekfinale nga Jamalov dhe bën tifo për atë që e mundi
Në garë për medalje është edhe mundësi Islam Dudaev. Në provën e parë në 1/8 për peshën deri në 65 kg, mundësi kuqezi ka kaluar me autoritet kundërshtarin nga Samoa Gaku Akazaëa. Një rezultat teknik i pastër 10-0 që e dërgon Dudaev në çerekfinale të Paris 2024. Mundësit që përfaqëson Shqipërinë, Dudaev i duhen edhe dy fitore të tjera, për të fituar një medalje. Ndërsa kundërshtari i radhës për mundësin tonë do të jetë iraniani, Rahman Amouzad.